LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet në Matkë, kompetencat e Komunës së Sarajit në pikëpyetje

Ndërtimet në Matkë, kompetencat e Komunës së Sarajit në pikëpyetje

Një platformë e ndërtuar së fundi përbri Kanionit të Matkës rrezikon kompetencat e sektorit të urbanizmit të Komunës së Sarajit. Ministria e Transportit kërkon që përmes Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit, të rrënojë këtë platformë, ose ti merren kompetencat. Nga ky Inspektorat thonë se nuk kanë kompetencë të veprojnë për objekte të karakterit lokal dhe ndërtimet montuese-de montuese nuk i përkasin kategorisë së parë në bazë të Ligjit për ndërtim.

“Përderisa autoritetet ende nuk janë përcaktuar se kush është përgjegjës për marrjen e mundshme të kompetencave të Kryetarit të Komunës së Sarajit për dhënien e lejeve të ndërtimit për objektet që janë ndërtuar së fundmi në Matkë, këtu në këtë platformë punimet kanë ndaluar”.


Nga Ministria e Transportit thonë se i kanë dërguar kërkesën Inspektoratit për të kontrolluar gjendjen faktike të ndërtimeve pa leje në Saraj.

“Në bazë të nenit 145 të Ligjit për ndërtim, kanë të drejtë për të revokuar autoritetin e inspektorit ndërtimor të komunës, përderisa ai nuk merr masa në rastin konkret, por vetëm me propozim të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimin dhe Urbanizëm”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kanioni i Matkës është zonë e mbrojtur si monument natyror, që do të thotë se nuk lejohen aktivitetet, të cilat do të prishnin origjinalitetin e saj. Kundër tyre shprehen edhe turistët.

“Vërtetë e dua natyrën, Kanioni, gjithçka tjetër përveç kësaj pas meje. Pse? Të ndërtohet diçka e tillë në natyrë, jam kundër kësaj. Ndonjë pikë e vockël ku shërbejnë çaj e kafe po, por ky objekt i madh e shkatërron bukurinë e natyrës”, u shpreh Kenan Turogllu, Turist nga Turqia.

“Vërtetë këtë e shoh për herë të parë. Edhe mua më duket e çuditshme. Mendoj që kjo është jo e rregullt se është edhe e rrezikshme siç e shoh këtu. Diçka që shihet është jo normale”, tha Hasan Murseli, banor i zonës.

Nga Komuna e Sarajit thonë se do të mundohen të gjejnë një zgjidhje brenda kornizave ligjore, por pa e precizuar se a do të pranojnë rrënimin apo do të legalizoj platformën që po ndërtohet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori