Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tregu i Veturave”.

Lajmin ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Policia ka marrë informatë, rreth orës 07:30 se në Tregun e Veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar./Telegrafi/