LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e të miturit në Pejë, policia jep detaje

Plagosja e të miturit në Pejë, policia jep detaje
Foto: Arkiv

Një i mitur është arrestuar të premten pasi ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Siç thuhet në raport, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.


I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij
Lexo po ashtu I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij

Ndërkaq, në raport thuhet se revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me revole ka plagosur viktimën mashkull kosovar i mitur. Dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Ndryshe, viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”. /Telegrafi/