LAJMI I FUNDIT:

I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij

I mituri në Vitomiricë të Pejës plagos me armë zjarrin shokun e tij
Foto ilustruese: envato

Një i mitur është arrestuar pasditen e sotme pasi ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.


Plagosja dyshohet se ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë. Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori