LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një shitore në Tetovë nga dy persona të armatosur

Plaçkitet një shitore në Tetovë nga dy persona të armatosur
Foto: Ilustrim

Mbrëmë në ora 21:10 në SPB Tetovë, I.S.(32) nga Tetova, i punësuar në një shitore në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” ka denoncuar vjedhje të kryer nga dy persona të maskuar, të cilët me kërcënim të pistoletës kanë vjedhur paratë e përfitimit ditor, shumë prej 32.146 denarë.

Nga denoncuesi kanë vjedhur një celular, ndërsa nga tre persona tjerë të cilët kanë qenë në shitore në kohën e plaçkitjes, janë vjedhur dy celularë dhe 2.200 denarë pas çka janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga policia thonë se po ndërmerren masat për gjetjen e vjedhësve./Telegrafi/