Vendimi për të qenë pjesë e jurisë së “The Voice UK”, është vendimi më i mirë që ka marrë Rita Ora në karrierën e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtë e ka treguar gjatë një interviste për revistën InStyle, transmeton koha.net.


Rita po cilësohet si gjëja më e mirë që i ka ndodhur viteve të fundit këtij spektakli talentesh të BBC 1 dhe punët si mentore po i shkojnë për mrekulli.

Ajo i ka dhënë një energji tjetër emisionit dhe për këtë organizatorët i kanë ofruar kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, porse nuk dihet ende se a do ta pranojë.

Udhëheqësi i programit, Marvin Humes, ka thënë se nuk do të befasohej nëse Rita nuk kthehet vitin tjetër, pasi ajo po i pushton të gjitha fushat e shoubizit dhe nuk dihet se a do të ketë kohë të merret me “The Voice” edhe sezonin tjetër.

Pos intervistës, 24-vjeçarja edhe ka pozuar për ballinën e revistës në fjalë. /Telegrafi/