Vrasja në Prishtinë, i dyshuari ende në kërkim

Një person ka mbetur i vdekur në orët e mbrëmjes të së mërkurës nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në ora 20:30.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar është qëlluar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raport.
Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
9 minuta më parë








































