LAJMI I FUNDIT:

Pitt dhe Aniston kanë pasur një takim të fshehtë, ndërsa nëna e aktorit shpreson që ata të rikthehen bashkë

Pitt dhe Aniston kanë pasur një takim të fshehtë, ndërsa nëna e aktorit shpreson që ata të rikthehen bashkë
(Foto: Getty Images)

Nëna e Brad Pittit është shprehur e kënaqur që djali i saj është duke kontaktuar sërish me Jennifer Anistonin, pas ndarjes së aktores nga Justin Theroux.

Në javën e kaluar ishte raportuar se ish-bashkëshortët kishin pasur një takim të fshehtë dhe kishin kaluar shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.


(Foto: Getty Images)

Sipas revistës Star, një burim ka thënë se dy aktorët ishin ndier shumë mirë bashkë. Ndërsa të afërmit e Pitt kanë thënë se nëna e aktorit dëshiron që ai të ribashkohet me Aniston, pasi ajo ka një simpati të veçantë për aktoren.

Të gjitha lajmet për Brad Pitt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Brad Pitt

“Nëna e Brad gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në zemrën e saj për Jenniferin, edhe pas shkurorëzimit ato i kanë ruajtur raportet me vite të tëra”.

(Foto: Getty Images)

“Asaj nuk i ka pëlqyer aspak mënyra si kanë përfunduar gjërat mes Bradit dhe Jenit, prandaj është e kënaqur që ata i kanë rregulluar raportet. Ajo është shumë e lumtur që ata po takohen sërish”, ka thënë një burim për HollywoodLife.com.

Aktori i njohur, George Clooney, i cili është mik i mirë i Pittit, thuhet se e ka aranzhuar takimin mes tij dhe Aniston.

(Foto: Getty Images)

Jennifer u nda nga bashkëshorti i saj, Justin Theroux, në shkurt të këtij vit, ndërsa edhe Brad është ndarë nga Angelina Jolie në vitin 2016.

Të gjitha lajmet për Jennifer Aniston
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jennifer Aniston

Pitt dhe Aniston u njohën në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas. Ata u ndanë në vitin 2005, ndërsa aktori asokohe nisi lidhjen me Jolie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori