LAJMI I FUNDIT:

Pirlo flet për humbjen nga Milani, por refuzon të jap dorëheqje

Pirlo flet për humbjen nga Milani, por refuzon të jap dorëheqje

Juventusi është turpëruar në stadiumin e tyre pasi janë mposhtur 0-3 nga Milani në një sfidë direkte për një vend që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët u shfaqën shumë më të mirë në fushë, ku shënuan edhe tre gola duke u përkujdesur për befasinë e xhiros në Serie A.


Pas ndeshjes trajneri i Zonjës së Vjetër, Andrea Pirlo foli për media, duke thënë se kishte gjallëri në ekipin e tij gjatë javës.

“Gjatë javës e kisha parë shumë mirë skuadrën. Kishte gjallëri dhe besim se do të bënim një ndeshje të madhe, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. E patëm nisur mjaft mirë ndeshjen, por më pas disa episode e ndryshuan atë”

“Tani, kur rimendon se si përfundoi është e vështirë të shpjegosh arsyet. Nuk kanë funksionuar shumë komponentë, pasi ndryshe nuk mund të humbësh kurrsesi 3-0, aq më tepër një ndeshje jetike si kjo me Milanin”, deklaroi fillimisht Pirlo.

Pirlo ka pranuar se do të marrë ai përgjegjësitë për humbjen e pësuar nga Milani, teksa thotë se pasi do ta rishohin ndeshjen do të flasin me futbollistët për vendimet e duhura.

“Edhe për të vënë dikë nën akuzë është shumë e lehtë në këtë moment, pasi jemi të gjithë gjaknxehtë dhe mund të gabonim. Prandaj, pasi ta rishoh ndeshjen së bashku me futbollistët e mi do të flasim dhe do të marrim edhe vendimet e duhura”.

“Gjithsesi, për momentin fajtori i vetëm jam unë, ndonëse kjo nuk do të thotë se do të hapë krahun. E mora këtë detyrë me shumë entuziazëm, por në të njëjtën kohë mes shumë vështirësive dhe gjërave të tjera”, tha Pirlo.

Trajneri i ri italian ka refuzuar të jap dorëheqje, teksa thotë se nëse një gjë të tillë ia kërkon klubi atëherë do të ulet dhe të bisedojë.

“Puna imë do të vazhdojë, jam në dispozicion, derisa klubi nuk do të mendojë të kundërtën. E dija se do të përballesha me shumë vështirë, e dija se duhej dhe mund të bëja më mirë se kaq dhe se së bashku me skuadrën do ta kalonim këtë moment. Por, tani është një moment i cili nuk na lejon që të shohim përpara të qetë, pasi fatkeqësisht, me tri ndeshje nga fundi, kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk varet më nga ne”, tha Pirlo.

Zidane shihet si trajner i Juventusit
Lexo po ashtu Zidane shihet si trajner i Juventusit

“E ritheksoj, unë dua të vazhdoj me punën time. Kisha në kokë një projekt timin dhe mendoja se kisha në dispozicion edhe skuadrën e duhur për ta bërë këtë, por me sa duket jo. Gjatë të gjithë sezonit më është dashur që të përshtatem shpesh herë. E di që këtu ka shumë lojtarë të mëdhenj, por nëse nuk kam arritur që të nxjerr më të mirën e tyre, pikësëpari është gabim im dhe i askujt tjetër”.

Juventusi me gjest të madh, i bën dhuratë Edi Ramës pas fitores në zgjedhjet e Shqipërisë
Lexo po ashtu Juventusi me gjest të madh, i bën dhuratë Edi Ramës pas fitores në zgjedhjet e Shqipërisë

“E vërteta është se te Juventusi nuk tolerohen paraqitje si kjo që bëmë ne me Milanin, prandaj nëse drejtuesit e klubit do të mendojnë se ka ardhur koha për të marrë një vendim tjetër, do ta pranoj”, përfundoi Pirlo.

Pas 35 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, Juventus zë vendin e pestë në tabelë me 69 pikë, një më pak se Napoli që është i katërti dhe tri më pak se Atalanta dhe Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori