LAJMI I FUNDIT:

Pique thyen heshtjen dhe tregon nëse ka ambicie për t’u bërë president i Barcelonës

Pique thyen heshtjen dhe tregon nëse ka ambicie për t’u bërë president i Barcelonës

Gerard Pique ka mbajtur ‘gojën mbyllur’ në dy muajt e fundit, por tashmë ka thyer heshtjen duke iu kthyer deklaratave, ku në theks të veçantë ka folur për kandidaturën e tij për presidenti të Barcelonës.

Pas poshtërimit të Barcelonës 8-2 kundër Bayern Munich në çerekfinalet e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve në gusht, Pique u tërhoq nga media sociale, duke minimizuar praninë e tij në internet.


Por, mbrojtësi katalunas është kthyer pas rreth dy muajve ‘pauzë’ dhe është pyetur rreth një sërë gjërash.

Pique: Jam gati të largohem, kemi prekur fundin
Lexo po ashtu Pique: Jam gati të largohem, kemi prekur fundin

Interesimi i mediave në theks të veçantë ishte në atë se a do të kandidojë Pique për president të Barcelonës, pasi Josep Maria Bartomeu është nën presion të madh dhe Pique është dikush që është këshilluar të marrë presidencën në Camp Nou në të ardhmen.

Sidoqoftë, për momentin, 33-vjeçari nuk po mendon të marrë frenat e klubit dhe është plotësisht i përqendruar në punën që ka si lojtar.

Gjashtë problemet e mëdha të Bartomeut – Nga Messi, te vota e mosbesimit dhe financat
Lexo po ashtu Gjashtë problemet e mëdha të Bartomeut – Nga Messi, te vota e mosbesimit dhe financat

“Tani nuk po mendoj për këtë. Ne do të shohim në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Pique.

“Jo është koha për të qëndruar në formë dhe për të vazhduar të shijojmë të qenit një lojtar i Barcelonës”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori