LAJMI I FUNDIT:

Pique, mbrojtësi që jep çdo gjë për fanellën

Pique, mbrojtësi që jep çdo gjë për fanellën

Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonë në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas përfundoi me rezultat 0-1.

Golin e vetëm e shënoi Ivan Rakitic në minutën e 26-të dhe ky gol ishte motiv shtesë për katalunasit të cilët në rast të fitores bëjnë një shkëputje në rrugën drejt titullit.


Një nga lojtarët që dëshiron më së shumti fitoren e Barçës është Gerard Pique, ai ka vite te katalunasit dhe e kupton më së miri rivalitetin me Los Blancos.

Spanjolli është një nga më të mirët në fushë, një tjetër tregues që ai është një nga mbrojtësit më të mirë jo vetëm në La Liga, por edhe në futbollin evropian.

Kjo tregohet më së miri gjatë një momenti të pjesës së dytë ku Pique i shtritë provon çdo gjë që t’ia mohon golin Vinicius Junior.

Barça e mbyll pjesën e parë me epërsi, ndërsa Messi i shtrirë në tokë nga goditja e Ramosit në fytyrë
Lexo po ashtu Barça e mbyll pjesën e parë me epërsi, ndërsa Messi i shtrirë në tokë nga goditja e Ramosit në fytyrë

Edhe pse përpjekjet e tij nuk dhanë ndonjë rezultat, ato ishin tregues se sa shumë ai e do fanellën e klubit të tij.

Ky gjest është vlerësuar nga tifozët në rrjetet sociale, ku video e mëposhtme menjëherë është bërë virale. /Telegrafi/