Portugezi u përjashtua në barazimin ndaj Athletic Bilbaos pasi u kacafyt me dy lojtarë të ekipit bask, gjë që për Piquen ishte e papranueshme.

“Më pëlqen fakti që ai është në gjendje t’i shprehë ndjenjat edhe pas fitimit të Topit të Artë”.


“Cristiano është lojtar i madh, një profesionist i madh. Përjashtimi i tij? Unë ende them se nuk kishte lidhje me karton të kuq. Nuk dua të them se ishte definitivisht një karton i kuq vetëm pse ai luan për Real Madridin”.

“Unë dua të jem objektiv, pasi që të gjithë ballafaqohemi me situata të tilla. Cristiano është një djalosh shumë i mirë”, u shpreh Pique. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app