LAJMI I FUNDIT:

Pioli tregon se çfarë pret ndaj Atalantas

Pioli tregon se çfarë pret ndaj Atalantas

Stefano Pioli u kërkon lojtarëve të Milanit që të përqendrohen në lojën e tyre kundër Atalantës, pa menduar për ndeshjen e Interit ndaj Cagliarit dhe pret ndryshime në skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Kuqezinjtë takohen me La Dea në San Siro në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi këtë sezon. Ata mund të bëhen kampionë të Serisë A nëse mposhtin skuadrën e Gian Piero Gasperinit dhe Nerazzurët nuk fitojnë kundër Cagliarit.


Milani përballet me Atalantën në orën 18:00 me kohën tonë lokale, ndërsa Cagliari-Inter nis në orën 20:45 nesër (e diel).

Çmenduri kërkesash për ndeshjen Milan – Atalanta
Lexo po ashtu Çmenduri kërkesash për ndeshjen Milan – Atalanta

“Ne kemi luajtur ndeshje me eliminim direkt që nga ndeshja kundër Lazios. Kemi kaluar shumë pengesa dhe nesër kemi një tjetër. Atalanta do të na detyrojë të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë, ata janë ekipi më i mirë në ndeshjet si mysafir pas nesh”, ka thënë Pioli.

Ndeshja kundër Atalantës ka një kuptim të veçantë për Milanin e Piolit, i cili goditi fundin me humbjen 5-0 në Bergamo në janar të vitit 2020. Ishte ndeshja që e bindi Zlatan Ibrahimovicin të kthehej në klub për një periudhë të dytë dhe kuqezinjtë bënë një kthesë serioze në ndeshjet në vijim, veçanërisht pas bllokimit me coronavirus.

Festimet e Milanit për Scudetto mund të detyrojë tifozët e Interit të largohen nga "San Siro"
Lexo po ashtu Festimet e Milanit për Scudetto mund të detyrojë tifozët e Interit të largohen nga "San Siro"

“Ajo humbje poshtëruese ishte e dobishme për të kuptuar shumë gjëra”, potencoi Pioli.

“Por, unë nuk mendoj se ndeshja e nesërme përfundon një cikël. Është një lojë shumë e rëndësishme, ne nuk do të ndryshojmë mentalitetin tonë. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, kundër një kundërshtari të fortë. Pres gjëra të ndryshme nga Gasperini nesër, nuk e dimë se kush do të luajë”.

Djemtë e Piolit fituan ndeshjen e parë 3-2 në Bergamo në tetor.

Atalanta pritet ta përcaktojë titullin në Serie A - Gasperini i dërgon mesazh Milanit
Lexo po ashtu Atalanta pritet ta përcaktojë titullin në Serie A - Gasperini i dërgon mesazh Milanit

“Do të jetë një ndeshje e vështirë që duhet të përgatitemi mirë. Ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe kjo do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë më pas”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

“Nuk do të mendoj për lojën e Interit, nuk më intereson. Ne nuk kemi nevojë për më shumë motivim se ai që kemi tashmë, sepse jemi tashmë në krye në këto rrethana”.

Si po përgatitet Milani për ndeshjen?

Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore
Lexo po ashtu Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore

“Kam perceptuar edhe më shumë vëmendje gjatë ditëve të fundit, gjë që është pozitive. Kam parë të njëjtat buzëqeshje, të njëjtin angazhim. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe të motivuar, ashtu si unë. Do të hipim në autobus me energji pozitive dhe tifozë të gatshëm të na mbështesin për 95 minuta”.

“Ka qenë një javë mesatare me takime kolektive dhe një me një. Ne kemi studiuar situata të ndryshme taktike me video. Nuk më duhej të motivoja lojtarët e mi”, ka shtuar më tej strategu i Rossonerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori