LAJMI I FUNDIT:

Atalanta pritet ta përcaktojë titullin në Serie A – Gasperini i dërgon mesazh Milanit

Atalanta pritet ta përcaktojë titullin në Serie A – Gasperini i dërgon mesazh Milanit
(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Interi ka varur shpresat te një skuadër zikaltër për titullin kampion dhe bëhet fjalë pikërisht për Atalantën, që fundjavën e ardhshme do të jetë mysafire në “San Siro” për t’u përballur me Milanin, në një sfidë mjaft të rëndësishme si për fatin e kampionatit, ashtu edhe për atë të vetë bergamaskëve, që duan një vend në zonën e Ligës së Evropës të renditjes.

Trajneri Gian Piero Gasperini refuzoi të quajë Atalantën e tij si “gjyqtare të titullit”, por tha se bergamaskët janë arbitra të vetes së tyre, pasi do të kërkojnë maksimumin për të arritur objektivin e vetëm që u ka mbetur.


“Ne duhet të jemi arbitra të vetvetes, pasi na duhen pikë për objektivin tonë. Do të luajmë ndaj një skuadre që ka bërë shumë mirë këtë kampionat dhe a pret një takim vendimtar për të dy ekipet. Megjithatë duam fitoren dhe duhet të përgatitemi sa më mirë për t’ia dalë”, u shpreh Gasperini.

Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore
Lexo po ashtu Pioli zbulon fjalimin frymëzues të Ibrahimovicit që ndezi lojtarët e Milanit në zhveshtore

duket se do të jetë një ndeshje e ashpër mes dy skuadrave, pasi Milani lufton për titull, dhe një barazim do t’i kryente punë për t’i mbajtur gjallë shpresat.

Në anën tjetër, Atalanta do ta kërkojë vetëm fitoren për të tentuar që të sigurojnë një vend në Ligën e Evropës, duke ua vështirësuar synimet Rossonerëve.

Interi do t’i ketë gishtat e kryqëzuar për një humbje të Milanit, për të shpresuar më pas që të marrë kreun e tabelës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori