LAJMI I FUNDIT:

Pioli thotë se Milani e meritonte fitoren ndaj Interit

Pioli thotë se Milani e meritonte fitoren ndaj Interit

Stefano Pioli këmbëngul se Milani e meritonte të fitonte kundër Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por 0-0 është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh se ata ishin skuadra ‘vendase’.

Kuqezinjtë patën rastet më të mira në përgjithësi, veçanërisht një goditje e fuqishme nga Rafael Leao e shpëtuar mirë nga Samir Handanovic, por ndeshja e barabartë.


Ky është një rezultat pozitiv për Milanin, sepse kjo do të thotë se nëse ndeshja e dytë është barazim me gola, atëherë ata do të kualifikohen me golat si ‘mysafir’, pasi teknikisht ishin ekipi ‘vendas’ mbrëmë.

Vetëm barazim në ‘Derby della Madonnina’ – finalisti i Kupës së Italisë përcaktohet në ndeshjen e ardhshme
Lexo po ashtu Vetëm barazim në ‘Derby della Madonnina’ – finalisti i Kupës së Italisë përcaktohet në ndeshjen e ardhshme

“Milani luajti mirë dhe meritonte diçka më shumë, por nëse e shikojmë në të dy ndeshjet, është një rezultat i mirë. Unë ende mendoj se e merituam një fitore këtë mbrëmje”, deklaroi Pioli për Mediaset.

“Është vetëm një rezultat i pjesshëm, e dimë se i dyti do të jetë shumë i vështirë, por jam i kënaqur me paraqitjen. Kemi bërë progres gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, do të dëshironim të fitonim diçka dhe ta bënim këtë një sezon të mrekullueshëm”.

Notat e lojtarëve, Milan 0-0 Inter: Leao e Bastoni më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Milan 0-0 Inter: Leao e Bastoni më të mirët

“Zgjodha ekipin që ishte më i miri për këtë ndeshje, bazuar edhe në karakteristikat taktike. Nuk po mendoja fare për Napolin. Ky është një tjetër provë shumë e vështirë, por sa më e ashpër të jetë pengesa, aq më e kënaqshme është për t’u kapërcyer”, ka shtuar më tej ai.

Milani ka pasur vështirësi për të shënuar gola kohët e fundit, pavarësisht se ka hyrë në disa pozicione të mira shënimi, derisa Pioli ka deklaruar se ata po mundohen që të mos i komplikojnë punët vetit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori