LAJMI I FUNDIT:

Pioli pas humbjes nga Juventusi: Treguam se jemi pretendentë për titull të Serie A

Pioli pas humbjes nga Juventusi: Treguam se jemi pretendentë për titull të Serie A

Stefano Pioli këmbëngul që Milani dëshmoi se është pretendentë për Scudetto edhe pas humbjes së mbrëmjes së sotme 3-1 ndaj Juventusit në shtëpi.

Rossonerët panë veten teksa shijojnë humbjen e parë të sezonit në Serie A, pasi i mposhten në San Siro nga Juventusi në kuadër të javës së 16-të. Sidoqoftë, ata mbeten në krye të tabelës, sepse Interi gjithashtu u mund 2-1 nga Sampdoria më herët këtë pasdite.


“Ne duhet të heqim kapelat tona dhe t’u japim meritë kundërshtarëve tanë që arritën të ktheheshin përpara”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

“Ne bëmë atë që na duhej, krijuam shanse dhe në mënyrë të pashmangshme i lejuam edhe disa, por pasi shkuam pranuam golin e dytë, u bë më e vështirë të kthehemi”.

Juventusi ulë me këmbë në tokë Milanin – ia shkakton humbjen e parë sezonale
Lexo po ashtu Juventusi ulë me këmbë në tokë Milanin – ia shkakton humbjen e parë sezonale

“Ne do të vlerësojmë disa situata mbrojtëse ku mund të kemi bërë më mirë, por ekipi iu qas kësaj loje me bujari, vendosmëri dhe përqendrim. Portieri i tyre bëri një pritje të shkëlqyer në Diogo Dalot kur ishte 1-1, pastaj ata kaluan më epërsi 2-1 dhe u bë një betejë e përpjetë”.

“Shumë skuadra do të luftonin duke humbur kaq shumë lojtarë, por megjithëse na duhej t’i ndryshonim gjërat, ne u përpoqëm të ruanim identitetin tonë dhe mendoj se e bëmë atë”.

“Ishte një lojë shumë e barabartë deri në golin e dytë të Juventusit dhe unë mendoj se është momenti që e ndryshoi atë”.

“Skuadra mund të ishte frikësuar nga situata, ne mësuam mbrëmë që këta dy lojtarë nuk mund të merrnin pjesë, por ne mbajtëm vlerat dhe identitetin tonë.

“E dinim që Juventusi mund të përfitonte nga situata, pasi ata kanë fituar nëntë titujt e fundit të Serie A, por ne u zhvilluam mirë në përgjithësi. U penalizuam nga cilësia e tyre në situata kur mund të ishim pak më të përqendruar”.

“Djemtë kishin kokën ulur në dhomën e zhveshjes dhe ishin të zhgënjyer, por në një farë mënyre ishte e shëndetshme të përjetonim humbje, pasi nuk e kishim ndjerë atë për një kohë”.

Notat e lojtarëve, Milan 1-3 Juventus: Chiesa yll i derbit
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Milan 1-3 Juventus: Chiesa yll i derbit

“Unë u dhashë atyre nga një goditje në shpinë, duke iu thënë se ata duhet të ishin krenarë për atë që arritën në këto rrethana. Sonte vërtetuam se jemi një ekip i fortë”.

“Jam i bindur që duhet të jemi ambiciozë, që duhet të largohemi këtë mbrëmje të sigurt se mund ta luftojmë deri në fund për titull, sepse kemi atë që duhet”.

“Duke ruajtur atë nivel të performancës gjatë gjithë rrugës, në këto rrethana, thotë shumë për sa i mirë është një ekip si ky Milan”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori