LAJMI I FUNDIT:

Pinnacle shpall sezonin e tretë të turneut në CS:GO

Pinnacle shpall sezonin e tretë të turneut në CS:GO

Kompania Pinnacle, pas garave të serive “Pinnacle Winter” dhe “Fall Series”, njoftoi se Pinnacle Cup 3, me vlerë 90 mijë euro do të rikthehet në vitin 2022.

Turneu i organizuar nga Pinnacle dhe Relog Media, do të luhet nga data 14 mars e këtij viti, ku 90 mijë euro shpërblime do të ndahen për vendin e parë dhe të dytë.


Fituesi i madh do ti bashkohet ekipeve fituese të sezoneve të kaluara, Gambit dhe Team Spirit, dhe do të luajë në finalet e Kampionatit Botëror në Lund të Suedisë më vonë gjatë këtij viti.

Për fazën e grupeve janë ftuar ekipe nga e gjithë bota si: SKADE, Mad Lions, Tricked, Young Ninjas, Unique, Savage, AGO, KOVA, Sangal, Case, 777, EC Kyiv, Sharks, Coalesce, Into the Breach,
Ex-Coalesce, ku fituesi i çdo grupi do të bashkohet me katër skuadrat të cilat janë ftuar direkt për në “Swiss-Stage”.

Ekipet e ftuara direkt në “Swiss-Stage” janë: Endpoint, K23, CPH Flames, Forze. /Telegrafi/