LAJMI I FUNDIT:

PGMOL me deklaratë lidhur me rastet e dyshimta në ndeshjen Liverpool – City

PGMOL me deklaratë lidhur me rastet e dyshimta në ndeshjen Liverpool – City
(Foto: Screenshot/Twitter/Premier League)

VAR i ka kontrolluar situatat e dyshimta në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt – kanë njoftuar nga PGMOL (gjyqtarët profesionalë të ndeshjeve).

Në fitoren prej 3-1 të Redsave në Anfield, ndodhën dy incidente kundërthënëse. Vendasit e shënuan golin e parë vetëm 22 sekonda pasi pati dyshime që Trent Alexander-Arnold e preku topin me dorë në zonë.


Dy momentet e dyshimta në pjesën e parë të derbit Liverpool – Manchester City
Lexo po ashtu Dy momentet e dyshimta në pjesën e parë të derbit Liverpool – Manchester City

Edhe pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari nuk vendosi për penallti të ‘Citizens’ që do të thoshte edhe anulim të golit të Liverpoolit.

(Foto: Screenshot/Twitter/Premier League)

Tjetër moment kundërthënës ishte goli i Mohamed Salah, i cili u dyshua për pozitë jashtë loje, ndërsa u duk që për këtë rast as që u konsultua VAR-i.

Megjithatë, nga PGMOL kanë konfirmuar se të dyja vendimet janë kontrolluar nga zyrtarët e VAR-it dhe ishte marrë vendimi i drejtë.

Në rastin e prekjes së topit me dorë është konsideruar se nuk ishte rast “për një prekje të qëllimshme të topit me dorë”. Ndërsa te rasti i Salah është vlerësuar se egjiptiani “ishte në pozitë të rregullt”. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/DAZN/Premier League)

(Foto: Screenshot/Twitter/Premier League)