LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i dy partive nga KQZ-ja dhe reagimi i Molliqajt: Nuk mund ta shohim ndryshe, dashakeqësi ndaj PSD-së

Pezullimi i dy partive nga KQZ-ja dhe reagimi i Molliqajt: Nuk mund ta shohim ndryshe, dashakeqësi ndaj PSD-së

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) të mërkurën pezulloi dy subjekte politike, Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, për shkak të mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor.

Deri te pezullimi ka ardhur me rekomandim të Zyrës për regjistrimin, certifikimin dhe kontrollin financiar të partive politike (ZRCKFPP), pasi që afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Lëvizjen për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për PSD-në më 15 dhjetor 2023.


Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala lidhur me pezullimin e PSD-së, tha se më 18 dhjetor kanë përgatitur rekomandimin dhe e kanë dërguar te KQZ për shqyrtim. Ai shtoi se PSD më 12 dhjetor ka bërë kërkesë që të mbajë kuvendin më 28 janar, për çka tha se e kanë trajtuar këtë kërkesë.

“Rekomandimi i dytë i radhës është rekomandimi për pezullimin e partisë politike Partia Socialdemokrate, me akronimin PSD. Po ashtu kjo parti politike e regjistruar ka qenë e obliguar ta mbajë kuvendin e radhës më datën 15 dhjetor 2023, e cila nuk e ka mbajtur me këtë datë. Zyra më datën 18 dhjetor 2023 e ka përgatitur rekomandimin dhe e ka dërguar te KQZ për shqyrtim të saj…

Po ashtu rekomandojmë që të pezullohet PSD dhe njëherësh ta obligojë partinë politike që brenda afatit prej 45 ditësh ta mbajë kuvendin zgjedhor…Data e mbajtjes më 15 dhjetor, më datën 12 dhjetor 2023, tri ditë para se të mbajë kuvendin kjo parti politike e ka bërë një kërkesë – vetëm ka kërkuar që duan ta mbajnë kuvendin më datën 28 janar. Po ashtu, e kemi trajtuar kërkesën e saj”, tha Buzhala.

E anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar partitë për mos disiplinë sa i përket zbatimit të afateve ligjore për mbajtjen e kuvendeve të tyre zgjedhore.

“Po vërehet një mos disiplinë e partive politike. Pse tri ditë pasi i ka kaluar afati i mbajtjes së kuvendit i bie ndërmend ta dërgojë një kërkesë për shtyrje, por nuk i bie ndërmend 10 ditë para mbajtjes së kuvendit?… KQZ ka të drejtë të tolerojë brenda afateve që janë ligjore, por afatin ligjor, KQZ-ja nuk ka të drejtë të merr vendim kundërligjshëm… Në të dy rastet bën shkelje, prandaj kam një çështje. Ne para dy- tri javësh nuk kemi marrë vendim në situatë të ngjashme, që ka qenë shkelje ligjore…Unë e kam problem, ne jemi të obliguar të marrim vendim në kuadër të ligjit për pezullimin e tyre për 45 ditë, mirëpo për situatë të ngjashme bëjmë një veprim diskriminues në raport me një parti tjetër politike…Unë tash e kam problemin, në marrim vendim për t’i pezulluar këto të dyja, po çka do të bëjmë me mos marrjen e vendimit e para dy-tri mbledhje përpara? A do të marrim një vendim, si do t’ia bëjmë?”, tha Kurteshi.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

E pas pezullimit, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë vendim e shohin si dashakeqësi ndaj PSD-së.

“PSD tashmë e ka thirr Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në.

Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.

Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori