Pete Davidson dhe Elsie Hewitt raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm pesë muaj pasi mirëpritën vajzën e tyre, Scottie.

Ish-ylli i “Saturday Night Live”, 32 vjeç, dhe modelja 30-vjeçare thuhet se u ndanë pas një romance të shpejtë, pjesërisht për shkak të angazhimeve të shumta profesionale të Davidson.


“Pete ka udhëtuar shumë për shkak të punës, por Elsie kishte nevojë për më shumë mbështetje nga ai në shtëpi pas lindjes së vajzës së tyre,” tha një burim për “The Sun”, duke iu referuar nënës së re, e cila së fundmi kishte folur edhe për “sakrificën” e lindjes.

“Ishte shumë e vështirë për të, sepse padyshim që duhet të punojë për të fituar para,” shtoi burimi.

Një tjetër burim tha se ndarja ka ndodhur së fundmi dhe se të dy tani janë “100 për qind të fokusuar” te vajza e tyre. “Gjetja e zgjidhjes më të mirë për bashkë-prindërimin është prioriteti i tyre kryesor.”

Sipas të njëjtit burim, u bë e qartë muajin e kaluar se marrëdhënia po shkonte drejt fundit, kur komediani nisi të shiste pronat e tij të paluajtshme, përfshirë apartamentin në Staten Island, për të “siguruar fonde ndërsa ecin përpara dhe vendosin për hapat e ardhshëm”, duke lënë të kuptohet se kjo mund të lidhet me pagesat e mundshme për mbështetjen e fëmijës.