LAJMI I FUNDIT:

Peshkatarit Coentrao i vjen dënimi për ndeshjen e fundit të tij 486 ditë pasi u largua nga futbolli

Peshkatarit Coentrao i vjen dënimi për ndeshjen e fundit të tij 486 ditë pasi u largua nga futbolli

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao, ka befasuar më parë duke zgjedhur një profesion të ri, atë të peshkatarit, ndërsa tani ai është befasuar nga një dënim i Federatës së Futbollit të Portugalisë, i cili erdhi një vit pas përfundimit të karrierës së tij.

Federata portugeze vendosi të “pezullojë” dhe gjobisë Coentraon me 850 euro për incidentin në ndeshjen e tij të fundit të luajtur për skuadrën e tij Rio Ave. Ishte një takim ndaj Boavistas në prill 2021.

Në një deklaratë shkruhet se: “nga data e ngjarjes deri në vendimin përfundimtar kanë kaluar 486 ditë, si dhe 8 ditë nga seanca disiplinore deri në vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor”.

“Fakti që një futbollist ka pushuar së luajturi nuk e çliron atë nga përgjegjësia për shkeljet disiplinore të kryera gjatë karrierës së tij”, thuhet në vendim.

Coentrao është 34 vjeç, ndërsa kaloi pesë sezone në Real Madrid ku fitoi La Liga dy herë, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit një herë, Ligën e  Kampionëve dy herë, UEFA Superkupën një herë dhe FIFA Kupën e Botës për Klube dy herë.

Pasi mbaroi karrierën iu përkushtua realizimit të ëndrrës së tij dhe u bë peshkatar në det, ku thotë se ndjehet shumë mirë.

“Është një punë si çdo tjetër. Dhe jo vetëm, deti është i bukur dhe ne kemi nevojë për të. Jeta në det nuk është turp siç mendojnë shumë njerëz. Babai im kishte një varkë, e përdorte për peshkim dhe unë shkoja gjithmonë me atë kur isha fëmijë”.

“Peshkimi dhe deti ishin jeta ime. E dija që një ditë do të më duhej të lija futbollin dhe se do të ndryshoja drejtimin e jetës sime. Varka është jeta ime”, ka thënë Coentrao.

Real Madridi për të në vitin 2011 kishte paguar 30 milionë euro te Benfica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori