LAJMI I FUNDIT:

Pesëmijë aplikacione për WP7

Pesëmijë aplikacione për WP7

Kompania Microsoft për platformën e saj Windows Phone 7 numëron mbi 5.000 aplikacione, pohojnë burimet jozyrtare.

Sipas statistikës në faqet e internetit WP7applist, për platformën mobile të Microsoftit ekzistojnë mbi 5.000 aplikacione. Krahasuar me shifrat e fundit zyrtare, të publikuara në fund të nëntorit, numri i aplikacioneve është më i madh për 2.000 tituj.

Ani pse iOS e Android sipas numrit të aplikacioneve janë larg përpara Windows Phone 7, platforma e Microsoftit në këtë pikëpamje vetëm brenda disa muajsh është barazuar me platformën webOS, dhe ka ardhur tek një e treta e aplikacioneve në BlackBerry App World. Po ashtu, rritja e numrit të aplikacioneve për Windows Phone 7 është më e shpejtë sesa tek iOS e Androidit në fillimet e atyre platformave.


Nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve në dispozicion për WP7, 72 për qind e tyre paguhen, derisa 28 për qind janë falas. Çmimi i shumicës së atyre që paguhen është 99 centë, e 22 për qind e kategorisë më të popullarizuar janë lojërat. /Telegrafi/