LAJMI I FUNDIT:

Pesëdhjetë vite jetë, “rrudhat” në fytyrë dhe vija trupore e saj nuk e tregojnë këtë – Kush është Jennifer Lopez, ikona e shekullit XXI?

Pesëdhjetë vite jetë, “rrudhat” në fytyrë dhe vija trupore e saj nuk e tregojnë këtë – Kush është Jennifer Lopez, ikona e shekullit XXI?
Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez është një nga ikonat kryesore të Hollywoodit, e cila gjithashtu ka krijuar një karrierë të suksesshme muzikore në zhanret e muzikës pop dhe ‘dance’.

Kush është Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

E lindur më 24 korrik 1969, në Bronx të New Yorkut, Jennifer Lopez vallëzoi në shfaqjen televizive ” In Living Color” para rolit të saj në filmin “Selena” . Ajo debutoi edhe në në muzikë dhe gjeti sukses të madh në listat e zhanreve pop dhe ‘dance’ me hite si “Get Right” dhe “Play”, duke vazhduar të luajë edhe në një sërë filmash të famshëm në Hollywood. Ajo u martua me Marc Anthony në vitin 2004 dhe me të cilin ka binjakë; çifti u nda disa vjet më vonë. Projektet e saj të fundit televizive përfshijnë: “American Idol”, ” Shades of Blue” dhe “World of Dance” .


Filmat e hershëm

Jennifer Lopez (Foto: John Sciulli/Getty Images/Guliver)

Filmi i parë i Lopezit ishte “Mi Familia”, në vitin 1995. Ajo gjithashtu u shfaq në “Money Train” (1995), përballë Wesley Snipes dhe Woody Harrelson , dhe në “Jack”(1996), me regji të Francis Ford Coppola dhe yje pjesëmarrës si Robin Williams.

Suksesi i madh i Lopez erdhi në vitin 1997, kur ajo u zgjodh për të luajtur rolin kryesor në filmin “Selena” , një biografi e këngëtares së famshme Tejano Selena Quintillana-Perez , e cila u vra nga një fans në vitin 1995. Lopez fitoi lavdërime të përhapura për performancën e saj, si dhe një nominim në “Gloden Globe”. Në të njëjtin vit, Lopez luajti në “Anaconda” përballë Jack Nicholson.

Muzika dhe filmat e mëvonshëm

Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Edhe karriera muzikore e Lopez filloi të vihej në pah,pasi publikoi albumin e saj debutues “On the 6”, në qershor të vitit 1999. Albumi, i nxitur nga suksesi i këngës së saj të suksesshme, “If You Had My Love”, arriti dëgjueshmëri të madhe brenda dy javë, duke e bërë Lopez-së së bashku me Ricky Martin -in një nga shembujt më me ndikim të ndikimit kulturor në muzikën pop.

Në fillim të vitit 2000, Lopez u nominua për performancën më të mirë për “Waiting for Tonight”, por e humbi çmimin, i cili u fitua nga Cher. Në verën e vitit 2000, ajo luajti në filmin “The Cell” , në të cilin luan një psikologe fëmijësh që ndihmon në gjetjen e një vrasësi serial.

Popullariteti i shumëfishtë i talentuar i Jennifer Lopez arriti majat në fillim të vitit 2001, kur albumi i saj “J. Lo” u ngjit në numrin një në top listat e zhanrit pop, ndërsa filmi i saj, komedia romantike “The Wedding Planner” , u rendit në vendin e parë në javën e parë të publikimit. Në dhjetor të vitit 2002, ajo pati një tjetër një rol kryesor në komedinë “Maid në Manhattan”.

Në vitin 2003, Lopez bashkë-luajti me Ben Affleck në “Gigli” . Projekte të tjera përfshinin “Girl Jersey “(gjithashtu me Affleck) dhe “A unfinished Life” , në të cilën ajo luante si një nënë e vetme e marrë nga vjehrri i saj, i luajtur nga Robert Redford . Ajo gjithashtu luajti me Richard Gere në “Shall We Dance”?.

Jeta personale në titujt e gazetave

Jennifer Lopez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Sean “Puffy” Combs

Jennifer Lopez u martua në shkurt të vitit 1997, me Ojani Noa, një model dhe aktor. Ajo pastaj kishte një marrëdhënie të gjatë dhe gjerësisht me reperin Sean “Puffy” Combs . Në dhjetor të vitit 1999, Combs dhe Lopez dyshohej se ishin të përfshirë në një incident të xhiruar jashtë një klubi nate të Nju Jorkut, në të cilin u plagosën tre vetë. Combs u akuzua më vonë për posedim të armëve dhe ryshfet, pasi prokurorët pohuan se i ofroi shoferit të tij, Wardel Fenderson, 50,000 dollarë për të dhënë dëshmi në favor të tij. Combs u lirua nga të gjitha akuzat, dhe shumë shpejt konfirmoi se ai dhe Lopez ishin ndarë.

Sean “Diddy” Combs dhe Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Cris Judd

Menjëherë pasi ndarjeja u bë publike, Lopez filloi të takonte Cris Judd, një balerin që u shfaq në video për këngën e saj “Love Do not Cost A Thing”. Pas shumë spekulimeve të medias, çifti njoftoi fejesën e tyre në gusht të vitit 2001 dhe u martuan në fund të shtatorit. Nëntë muaj më vonë, çifti u nda.

Cris Judd dhe Jennifer Lopez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ben Affleck
Në vjeshtën e vitit 2002, ylli filloi të takonte aktorin Ben Affleck; ata njoftuan fejesën e tyre në nëntor. Pas thashethemeve të prishjes së marrëdhënieve, çifti u nda në fillim të vitit 2004.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Marc Anthony

Lopez më pas u martua me këngëtarin Marc Anthony në qershor të vitit 2004 në një ceremoni private në rezidencën e saj në Los Angeles.

Pas kthimit në skenën e madhe, Lopez gjeti kohë për t’u bashkuar me burrin e saj në fimin “El Cantante” të vitit 2006. Në film, Anthony luan Hector Lavoe, këngëtarin e njohur njohur ndërkombëtarisht.

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2007, Lopez publikoi albumin e saj të parë në gjuhën spanjolle, “Como Ama una Mujer” , i cili e ngriti në listat latine. Ajo gjeti sukses muzikor përsëri më vonë në të njëjtin vit me “Brave”. Ndërsa titulli mori një vëmendje, jeta personale e Lopezit krijoi më shumë interes të medias: Pasi njihej për ekspozimet e saj, Lopez filloi të vishte këmisha të lirshme, duke krijuar spekulime nëse ajo ishte shtatzënë. Shumë fotografi të saj duket se tregonin pritjen e ëmbël, por njoftimi zyrtar nuk erdhi deri më 7 nëntor 2007.

Fëmijët

Lopez lindi binjakët më 22 shkurt 2008. Binjakët të quajtur Maximilian dhe Emme, ishin fëmijët e parë për Lopezin, dhe i katërti dhe i pesti për Anthonyn.

Jennifer Lopez dhe fëmijët e saj (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Në korrik të vitit 2011, Lopez dhe Marc Anthony njoftuan ndarjen e tyre. Në një intervistë me “Vanity Fair” , Lopez nuk zbuloi shkakun e ndarjes, por tha, “E kam dashur veten mjaftueshëm për të ikur”.

Alex Roddriguez

Lopez filloi takimin me Casper Smart, një prej kërcimtarëve të saj, në vitin 2011. Ata përfunduan marrëdhëniet e tyre në vitin 2016. Në vitin 2017, revista People njoftoise Jennifer filloi të takonte ish-yllin e bejsbollit Alex Rodriguez . Të dy këta më vonë e pranuan romancën e tyre në një intervistë për “Vanity Fair”, në dhjetor të vitit 2017. “Unë e kuptoj atë në një mënyrë që unë nuk mendoj se dikush tjetër mund, dhe ai më kupton në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet” tha Lopez në atë kohë.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Një vit më vonë, në mars të vitit 2019, dyshja njoftuan fejesën e tyre.

Projektet e fundit

‘American Idol’

Në vitin 2010, pavarësisht se ishte e zënë me familjen e saj dhe rolin si nënë, Jennifer Lopez kishte vendosur të hynte në një fazë të re të karrierës së saj: Ajo njoftoi se ishte gjyqtarja më e re e spektaklit të talnteve “American Idol”.

Lopez u kthye në shfaqjen e spektaklit për sezonin e 11-të, duke fituar 20 milionë dollarë, pothuajse dyfishi i asaj që ajo kishte bërë kur nënshkroi kontratën e parë.

Jennifer Lopez (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2012, Lopez njoftoi se do të linte American Idol . “Unë sinqerisht ndjehem sikur ka ardhur koha që unë duhet të kthehem për të bërë gjërat e tjera që bëj unë, që kam vënë … në pritje për shkak se unë e dua Idolin aq shumë”, tha Lopez në emisionin e Ryan Seacrest. Megjithatë, largimi i saj nga shfaqja ishte i shkurtër, pasi Lopez u kthye tek “American Idol” për sezonin e 13-të, në vitin 2014.

Lopez gjithashtu vazhdoi të punojë në muzikë, duke publikuar albumin “AKA” në qershor të vitit 2014. Rreth kësaj kohe, Lopez gjithashtu bashkëpunoi me Pitbull dhe Claudia Leitte në këngën “We are one” për Kampionatin Botëror dhe vazhduan të punojnë për kolonën zanore të thriller-it “The Boy Next Door”, me Ryan Guzman.

Pesëdhjetë vite jetë

Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Sot (e mërkurë), e shquar si ikona e Hollywoodit, Jennifer Lopez feston ditëlindjen e saj të 50-të.

Ndonëse rrudhat dhe vija trupore nuk e tregojnë këtë moshë, Jennifer mbetet gruaja idhull e shumë femrave në mbarë globin, sa i përket vitalitetit dhe freskisë që ruan në kaq vite.

Urime ditëlindjen e 50-të, ikonë! /Telegrafi/

Jennifer Lopez – 50 vite jetë (Foto: Kamal Sellehuddin/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori