Real Madridi pritet ta ketë një verë të ngarkuar me negociata mbi kontratat, pasi pesë lojtarë të skuadrës mbesin pa kontrata në qershor të vitit 2021.

Kapiteni i klubit Sergio Ramos, Luka Modric, Casemiro, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez po hyjnë të gjithë në vitin e fundit të marrëveshjeve të tyre me Realin.

Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, reprezentuesi brazilian Casemiro do të jetë lojtari që do të ketë përparësi në muajt e ardhshëm për bisedime.

Casemiro dhe Zidane kanë fituar shumë së bashku

Los Blancos i kanë ofruar atij një zgjatje deri në vitin 2023, me 28-vjeçarin që pritet të bie dakord për një marrëveshje të re para se të fillojë sezoni 2020-21.

Sidoqoftë, e ardhmja e Ramos dhe Modric ende nuk është vendosur, me dyshen veterane që ka të ngjarë t’iu ofrohet zgjatje vetëm për një vit.

Modric mund të lëvizë nga kryeqyteti spanjoll, në mes të raporteve për një transferim në MLS, ndërsa Ramos mbetet i sigurt për zgjatjen e qëndrimit të tij.

Mbrojtësi spanjoll aktualisht është në sezonin e tij të 14-të në Santiago Bernabeu. dhe klubi mund të bënte një përjashtim nga politika e tyre për kontrata të reja për lojtarët mbi 30 vjeç duke pasur parasysh shërbimin e tij të gjatë në kryeqytet.

Real Madridi duhet të shesë emra të mëdhenj përpara se të blejë Real Madridi duhet të shesë emra të mëdhenj përpara se të blejë

Rodriguezit nuk ka të ngjarë t’i ofrohet një marrëveshje e re dhe kolumbiani pritet të shitet këtë verë për të shmangur largimin e tij falas në vitin 2021.

E ardhmja e Vazquez do të përcaktohet nga marrëveshjet e transferimit të Los Blancos këtë verë, dhe në varësi të ardhjeve të reja, atij mund t’i ofrohet rinovimi. /Telegrafi/