LAJMI I FUNDIT:

Pesë milionë klikime në një javë me “Ma Cherie”, Butrint Imeri paralajmëron klipin e ri nga Tajlanda

Pesë milionë klikime në një javë me “Ma Cherie”, Butrint Imeri paralajmëron klipin e ri nga Tajlanda
Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari i njohur Butrint Imeri javën e kaluar prezantoi për fansat projektin e saj më të ri me titull “Ma Cherie”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, teksa këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube.


Në vetëm një javë pas publikimit të saj, “Ma Cherie” numëron mbi pesë milionë klikime në YouTube.

I gëzuar për këtë fakt, këngëtari Imeri vendosi të ndajë me fansat një fotografi në Instagram nga Tajlanda, vend në të cilin është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

hi from thai 🍒

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on May 22, 2018 at 7:51am PDT

Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet shumë i lumtur për suksesin e “Ma Cherie”, teksa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë edhe një projekt të ri.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mëngjesi nuk ka si fillon më mirë se sa me e pa që #MaCherie tashmë ka kaluar mbi pesë milion shikime në vetëm një javë nga publikimi. Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues të gjithë juve dhe bashkëpunëtorëve per suksesin e ri qe kemi arritur”, ka shkruar Butrint Imeri në Instagram.

Xhirimet për klipin e këngës së re, Butrinti është duke i realizuar në Tajlandë, dhe klipi pritet të jetë i gatshëm për fansat në fillim të sezonit veror.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në media dhe i ndjekur në masë të madhe nga fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/

une edhe mengjeset e hershme

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on May 19, 2018 at 1:30am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori