LAJMI I FUNDIT:

Pesë mijë euro gjobë për personin që ofronte produkte me reklama false në Maqedoninë e Veriut

Pesë mijë euro gjobë për personin që ofronte produkte me reklama false në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria publike në Shkup në Gjykatën komente ka dërguar propozim për dhënien e urdhrit penal kundër një peroni fizik dhe një personi juridik, i cili është dënuar për tre krime të rënda për keqpërdorimin e të dhënave personale.

“I akuzuari 34 vjeçar si një si person juridik, në përudhë prej 2022 deri në prill të vitit 2023, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në nenin 10 dhe nenin 96 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pa pëlqimin e tre mjekëve të dëmtuar, ka përdorur të dhënat e tyre personale – fotografinë, emrin dhe mbiemrin për shitjen online të dy produkteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.


Nga Prokuroria deklarojnë se të dhënat personale nga secili mjek i prekur janë keqpërdoruar si dhe e personave me autoritet profesional të cilët i kanë rekomanduar dhe i kanë sugjeruar çajrat Parazol (Parazol) dhe Hypertea (Hypertea), të cilët janë importuar dhe shpërndarë në territorin e vendit nga personi juridik i akuzuar.

Personi i kallëzuar ka postuar shumë intervista dhe fotografi të ndryshme të cilat kanë qenë të shkarkuara nga interneti dhe i ka përdorur sikur janë prodhime të tij, dhe gjithashtu ka përdorur rekomandime të disa mjekëve të rrem të cilat i ka publikuar në rrjete të ndryshme.

Prokuroria publike i propozoi Gjykatës që të shpallen fajtor personat përgjegjës dhe dënohen me 70 gjoba ditore (30 euro vlera e gjobës ditore), ndërsa personin juridik ta dënojë me dënim të vetëm prej 300 mijë denarë.

Sipas propozimit të Prokurorisë, të akuzuarit pas aktgjykimit duhet të kompensojnë shpenzimet e procedurës, ndërsa çdo një nga mjekët e dëmtuar do të ketë mundësi në procedurë civile të realizojë kërkesën e tij pasurore-juridike për dëmin e shkaktuar nga keqpërdorimi i të dhënave personale.