Maurizio Sarri është bërë ndër trajnerët më të dashur në futbollin evropian.

Napoli i trajnerit italian ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme këtë edicion në Serie A dhe meritat më të mëdha shkojnë për Sarrin.

Por trajneri italian mund të largohet nga Napoli pasi në adresë të tijë kanë ardhur disa oferta.

59-vjeçari është objektiv i tri skuadrave të mëdha londineze, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Antonio Conte duket se do të largohet nga Chelsea dhe Wenger nga Arsenal dhe kjo është arsyeja që dy klubet londineze e duan Sarrin.

Ndërkohë Tottenham ka vendosur ta kontaktojë italianin pasi Pochettino ende është në dyshim nëse do të qëndrojë ose do të shkoj drejt Parisit.

Përveç klubeve londineze Sarri është kontaktuar edhe nga klubi francez Monaco dhe ai ukrainas Shakhtar Donetsk.

Napoli nuk e ka ndërmend ta lë të lirë të largohet trajnerin e tyre, por për ta marrë klubet e lartpërmendura atëherë duhet ta paguajnë klauzolën e tij prej tetë milionë eurove.

Sarri është pjesë e Napolit që nga viti 2015, ndërsa më parë ka drejtuar edhe skuadra tjera italiane si Empoli, Verona, Pescara dhe të tjera. /Telegrafi/