LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Kek: Duhet cilësi dhe disiplinë që ta mposhtim Kosovën, pasi ata luajnë me krenari për vendin e tyre

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Kek: Duhet cilësi dhe disiplinë që ta mposhtim Kosovën, pasi ata luajnë me krenari për vendin e tyre

Para ndeshjes Kosovë-Slloveni, përzgjedhësi slloven Matjaz Kek, ka folur për rëndësinë e takimit dhe pritshmërit e tij.

Ai pret një lojë të përgjegjshme nga skuadra, sidomos nga mbrojtësit e tij, pasi disiplinën në mbrojtje e konsideron si thelbësore për të marr pikë.


“Ne do të përpiqemi të arrijmë qëllimin që duam me një lojë më cilësore, disiplinë, përgjegjësi dhe një motiv të madh”.

“Në kualifikimet e mëparshme, kemi pasur probleme gjatë rrugës, tani duhet të jemi më të vendosur dhe më të guximshëm. Ne presim shumë duele në ndeshjen e nesërme dhe një numër të madh të topave të dytë që duhet të fitohen”, ka thënë fillimisht Kek.

Sipas përzgjedhësit slloven ekipi i Kosovës kanë karakter pasi tregojnë motivim dhe krenari të jashtëzakonshme në çdo ndeshje kur luajnë për vendin e tyre.

“Kosova ka lojtarë cilësorë të fortë sidomos në lojën një me një. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë dhe të përgjigjemi me cilësinë tonë. Përveç kësaj, është e nevojshme të theksohet motivi i pamatshëm, i cili është shkruar në karakterin ose ADN-në e tyre”, deklaroi Kek.

Sllovenia fitoi ndaj San Marinos në miqësore me rezultat 4-0, ndërsa Kek thotë se nuk do të bëjë shumë ndryshime.

Sllovenia do të zhvillojë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot në ora 18:00. /Telegrafi/