LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Greqisë, Schip: Të dy skuadrat duan fitore në këtë takim, detajet do të vendosin rezultatin

Përzgjedhësi i Greqisë, Schip: Të dy skuadrat duan fitore në këtë takim, detajet do të vendosin rezultatin
Schip (Foto: Federata e Futbollit të Greqisë)

Përzgjedhësi i Greqisë, John van’t Schip, ka harruar fitoren që kishte ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” para më shumë se një viti, duke thënë se ky takim ndryshon nga ai. 

Sipas tij, skuadra greke duhet të bëjë më të mirën në fushë që të marr maksimumin.


“Ka qenë dy ndeshje tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tilla. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosovën dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”.

Greqia vuan mungesën e Christos Tsolis i cili luan te Norwich City, ku Schip e cilësoi si mungesë të madhe.

“Është një mungesë e madhe, por ne kemi një skuadër të madhe dhe mund ta zëvendësojmë çdo lojtarë”, ka thënë Schip.

Mbrojtësi i Greqisë, Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi, jemi këtu për tri pikët
Lexo po ashtu Mbrojtësi i Greqisë, Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi, jemi këtu për tri pikët

Sipas timonierit të Greqisë, ndeshje do të tentohet të fitohet nga të dyja palët, kështu që detaje do ta vendosin rezultatin.

“Ne kemi luajtur dy ndeshje me Kosovën dhe ata  janë shumë të fortë. Kanë lojtarë të shpejt dhe mendoj se është një skuadër që po zhvillohet, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fitojmë”.

“Ata dëshirojnë të fitojmë, ne dëshirojnë të fitojnë. Është një lojë që secili e kërkon rezultatin e vet. Mendoj se ndeshjen do ta vendosin detajet”, ka përfunduar tekniku holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori