LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Greqisë, Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi, jemi këtu për tri pikët

Mbrojtësi i Greqisë, Mavropanos:  E dimë se me kë do të përballemi, jemi këtu për tri pikët
Mavropanos (Foto: Federata e Futbollit të Greqisë)

Mbrojtësi i Greqisë, Konstantinos Mavropanos, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai ka thënë se luajnë kundër një skuadre të fortë si Kosova dhe janë përgatitur mirë.

“Nuk kemi ndonjë lojtarë të veçantë të Kosovës me të cilin do të identifikonim ekipin e tyre. Ne e dimë që Kosova është ekip shumë i fortë dhe e dimë se me kë do të ballafaqohemi”.

“E dimë që keni fituar ndaj Gjeorgjisë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të mundohemi të dalim me tri pikë”.

Mavropanos (Foto: Federata e Futbollit të Greqisë)

“Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim”.

“Nuk është grup i lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, të gjitha ndeshjet janë si finale. Kemi ngjitje dhe rënie të gjitha në grup. E dimë që mund të ketë befasi, e pamë Suedinë dhe Spanjën. Ne do të mundohemi të jemi sa më lartë në kualifikim”.

“Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe janë të angazhuar që të arrijnë kualifikimin”, ka thënë Mavropanos.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori