LAJMI I FUNDIT:

Përshtatuni bashkëfolësit

Përshtatuni bashkëfolësit

Nëse keni aftësi të komunikimit shumë shpejtë do të përparoni në punë, do të krijoni atmosferë të këndshme në shtëpi, do të arrini baraspeshë shpirtërore dhe do ta ruani shëndetin.

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndonjë kontakt me kolegët, familjarët, partnerin madje edhe vetveten, është e domosdoshme që të mos kalojë asnjë ditë pa komunikuar. Për këtë arsye, është me rëndësi vitale që të dini ta sundoni këtë aftësi , të gjeni gjuhë të përbashkët me bashkëfolësin dhe t’i tejkaloni pengesat të cilat shfaqen gjatë të folurit.
Për të krijuar një lidhje me bashkëfolësin, fillimisht duhet të kuptoni se cilit tip të komunikimit i takon. Ekspertët pohojnë se varësisht se me anë të cilës rrugë i pranojnë informatat (të parit, të dëgjuarit apo me anë të lëvizjeve), njerëzit ndahen në tre grupe- tipi vizual, kinetik dhe auditiv.

Tip vizual
Shprehjet kryesore: “Po e shoh”, “Do të shohim”, “Me sytë e mi…” etj.


Personat të cilët i takojnë grupit vizual më së shpeshtë kanë qëndrim të drejtë, ndërsa mjekra e tyre është paksa e çuar lartë. Lëvizjet e tyre janë kryesisht të menjëhershme dhe të papritura. Gjatë komunikimit ata shpesh largohen nga bashkëfolësi me qëllim që ta shohin të tërin. Ata më së miri e kuptojnë atë që thuhet duke përcjellë mimikën dhe lëvizjet e bashkëfolësit. Shumë tipa vizualë flasin shpejtë, qartë dhe me ton të lartë. Gjatë bisedës i çojnë vetullat dhe shikojnë herë djathtas e herë majtas. Japin përshtypjen se e shikojnë bashkëfolësin nga lartë.

Si të komunikosh me tipin vizual
Këta persona mendojnë se veshja e bën njeriun. Edhe ata vetë mundohen që gjithmonë të duken mirë, të vishen modern dhe para së gjithash të jenë ‘të hekurosur’. I vlerësojnë shumë dhuratat origjinale dhe të vlefshme, dhe me kënaqësi i pranojnë komplimentet. Nëse dikush u afrohet gjatë bisedës ata nevrikosen, ndërsa nëse i prekni mund të reagojnë në mënyrë të pakëndshme.
Me këta persona lehtë do të gjeni gjuhë të përbashkët, nëse paraprakisht ua “vizatoni” atë që dëshironi ta thoni. Fjalët e tilla si “paramendoni”, “ngjashëm sikur…” mund të jenë thelbësore gjatë komunikimit me ta. Tipat vizualë shpesh janë të pranishëm në jetën publike, me kënaqësi i vizitojnë promovimet e ndryshme, shkojnë në tetar dhe në kinema. Prandaj orientimi drejt këtyre lokacioneve mund t’u ndihmojë që t’i bëni për vete.

Tipi kinetik
Shprehjet kryesore: “Së paku unë ndjehem ashtu”, “Ndenja është e tillë saqë…”

Përfaqësuesit e tipit kinetik karakterizohen me lëvizje të hijshme, bisedë të ngadalshme dhe zë të këndshëm. Derisa flasin, ata i afrohen bashkëfolësit. Shpesh ndodh që ta kapin për dore, për krahu ose ta përqafojnë bashkëfolësin. I japin përparësi veshjes dhe këpucëve të përshtatshme, dhe nuk i kushtojnë rëndësi nëse jeni/janë veshur sipas modës së fundit. Nuk iu pengon parregullsia. Ata udhëhiqen nga ndjenjat dhe intuita.
Karakteristikë për këtë tip njerëzish është se shumë ngadalë i marrin vendimet, sepse për gjithçka duhet të mendojnë mirë. Gjatë bisedës, ata zakonisht e drejtojnë shikimin poshtë.

Si të komunikosh me tipin kinetik
Këtyre personave u pëlqen kur bashkëfolësi i prek, për këtë arsye në momentin e takimit, përshëndetja duhet të jetë për dore. Që të kuptoheni mirë me këta tipa njerëzish, bisedën bazojeni në ndjenja. Kur ta zgjidhni temën për të cilën do të flisni, keni parasysh se ata i japin rëndësi shprehjes trupore. Tipit kinetik i pëlqen të hajë, kënaqet në çfarëdo evenimenti, i pëlqen të shkojë në saunë, në notim, peshkim, të dalë në natyrë. Shfrytëzon secilin shans për të udhëtuar diku. Megjithatë, këta tipa kënaqen në të njëjtën mënyrë duke shikuar televizorin ose duke lexuar ndonjë libër.

Tipi auditiv
Shprehjet kryesore: “Kjo tingëllon si…”, “Kam dëgjuar”, “Flitet se…”

Në tipin auditiv bëjnë pjesë një grup i vogël njerëzish. Intonacioni i tyre gjatë bisedës është i rrafshët, me ç’rast shumica e njerëzve i konsiderojnë jo-interesantë dhe monotonë. Derisa flasin, zakonisht lëvizin në vend. Pozita karakteristike e tyre gjatë bisedës është se i mbajnë krahët të thyer mbi gjoks dhe kokën e mbajnë të kthyer në një anë. Kryesisht nuk e shikojnë bashkëfolësin në sy. Tipat auditivë zakonisht bëjnë punë, e cila kërkon ose dëgjim të mirë ose retorikë. Njëra nga karakteristikat kryesore të tyre është oratoria. Janë të prirë të përdorin fjalë të huaja dhe terme shkencore.

Si të komunikosh me tipin auditiv
Gjatë bisedës me këtë tip, kushtoni vëmendje që fjalët tuaja të jenë të shkurta, të qarta, të rregullta gramatikisht dhe dinamike. Nëse përdorni fjalë me prejardhje të huaj, do ta tërhiqni vëmendjen e tipit auditiv, sa herë që t’u jepet mundësia përdorni shprehjet: “Kam dëgjuar”, “Flitet se…”, “Moti më ka thënë dikush…”.
Është shumë me rëndësi që të kuptoni se me cilën rrugë bashkëfolësi juaj i pranon informatat- a është shikimi, dëgjimi apo lëvizja. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini që në mënyrë të suksesshme të krijoni një lidhje të mirë komunikuese, e cila do t’i përshtatet edhe atij edhe juve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Psikologji
Kalo në kategori