LAJMI I FUNDIT:

Përpara debutimit, zbulohet gama e mundshme e Cybertruck – vlerësohet një rreze prej 468 kilometrave me bateri të plotë

Përpara debutimit, zbulohet gama e mundshme e Cybertruck – vlerësohet një rreze prej 468 kilometrave me bateri të plotë

Sot pritet që zyrtarisht të debutojë kamionçina e shumëpritur e Tesla-s, Cybertruck.

Disa persona tashmë e kanë testuar automjetin, por njëri prej testuesve ka publikuar një imazh nga ato teste dhe mund ta na ketë dhënë informacione për gamën e kamionçinës, transmeton Telegrafi.


Eksperti i pajisjeve dhe YouTuberi, Marques Brownlee publikoi një fotografi ngacmuese prapa timonit të Cybertruck duke premtuar se do të japë të gjitha detajet për automjetin në videon e tij të ardhshme.

Por, kur hedhim një vështrim më të afërt, rezulton se fotografia përfshin një pjesë të ekranit ku tregohet gama e Cybertruckut dhe aty figuronte shifra 265 milje apo 426 kilometra.

Gjendja e karikimit të automjetet duket se paraqitet në formën e 10 shufrave, ku nëntë prej tyre ishin të ndezura; dhe kjo mund të supozojë se gama prej 426 kilometrave ishte si rezultat i baterisë së mbushur prej 91 për qind.

Nëse rezulton e vërtetë, atëherë një bateri e mbushur 100 për qind mund të çojë gamën e Cybertruckut në 291 milje (468 kilometra) ose më shumë. Sigurisht, ende nuk dihet se si do të rezultonte kjo në praktikë sepse nuk e dimë skenarin e drejtimit dhe konsumin e energjisë. Megjithatë mund të presim një rreze të kombinuar prej 482 kilometrave sipas standardeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), e cila ofron masa të standardizuara për krahasimin e efikasitetit dhe diapazonit të automjeteve elektrike.

Modeli në fjalë, mund të jetë vetëm një version i Cybertruckut pasi që Tesla mund të ofrojë variante të tjera të Cybertruckut me rreze më të gjatë. /Telegrafi/