LAJMI I FUNDIT:

Përmes filmave, “Kosova në fokus”

Përmes filmave, “Kosova në fokus”

Filmi kosovar, “Histori në çati” me regji të Gazmend Nelës, do të hap festivalin PriFest. Mbyllja e festivalit bëhet me një tjetër film shqip, “Kthimi” në regji të Kastriot Abdylit.

Janë plot 11 filma nga Kosova të përzgjedhur për t’u shfaqur gjatë ditëve të festivalit në kategori të ndryshme. Të gjithë filmat – me përjashtim të filmave “Martesa” dhe “Me dasht me dasht me dasht” të cilët do të shfaqen në kategori jogaruese – nëntë filmat e tjerë do të shfaqen për herë të parë në Kosovë (disa nga ta edhe në botë) në kuadër të PriFest-it. Që të gjithë 11 filmat janë bërë nga regjisorë vendorë, prej atyre me një përvojë më të madhe e deri te emrat më të rinj.


Por, brenda programit special Focus, do të bëhet promovimi i Kosovës në shumë aspekte.

“Kosovo ready to roll” (Kosova e gatshme për xhirim) është motoja që do të përcjell platformën e zhvillimit të industrisë së filmit PriFORUM, duke i dhënë rëndësi të veçantë promovimit të vendit për mundësi të xhirimit të projekteve filmike ndërkombëtare në Kosovë.

Do të organizohen prezantime të lokacioneve për xhirim në mbarë Kosovën për kineastët ndërkombëtarë, mysafirë të festivalit, si dhe prezantimi i projekteve filmike të Kosovës që janë në fazën e post-produksionit brenda programit PriView – Works in Progress. Po ashtu, do të promovohen kapacitetet e kompanive të produksionit, kapacitetet njerëzore, ekipet filmike, si dhe aktorët kosovarë të gatshëm për angazhim në produksione të huaja (Kosovo Raising Stars).

Lista e plotë e filmave të Kosovës që do të shfaqen sivjet në PriFest është si më poshtë:

1. ‘A Prishtina Story’ (Një histori Prishtine), në regji të Burbuqe Berishës,
2. ‘Rooftop story’ (Histori në çati), në regji të Gazmend Nelës,
3. ‘The Return’ (Kthimi), në regji të Kastriot Abdylit
4. ‘Klithma’, në regji të Korab Lecajt,
5. ‘Martesa’, në regji të Blerta Zeqirit,
6. ‘Bini’, në regji të Erblin Nushit,
7. ‘Forgive me’ (Më fal), në regji të Besim Ugzmajlit,
8. ‘Gjumë dhe dashuri’, në regji të Arsim Halitit,
9. ‘Me dasht’ me dasht’ me dasht’’, në regji të Ilir Hasanajt,
10. ‘The Wheel’ (Rrota), në regji të Doki Qerimit.
11. ‘Dielli’, në regji të Mjellma Istrefit. /Telegrafi/