Sot mot i kthjellët dhe me diell


Kosova do të dominohet sot nga moti kryesisht me diell, ndërsa vetëm në zonat malore priten vranësira të shpërndara, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Kushtet e favorshme atmosferike pritet të mbizotërojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke krijuar mot të përshtatshëm për aktivitetet në ambiente të hapura. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































