LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indonezi, vdesin të paktën 44 persona

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indonezi, vdesin të paktën 44 persona

Të paktën 44 njerëz janë vrarë në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Indonezinë lindore, njoftoi sot agjencia e parandalimit të katastrofave.

Situata më e keqe është në fshatin Lamenele, në provincën lindore të Nusa Tenggara, ku një lumë uji goditi pothuajse 50 shtëpi dhe ekipet e shpëtimit gjetën 20 trupa të vdekur dhe nëntë të plagosur, tha një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive.


Ajo deklaroi se trupat e tre viktimave u gjetën në dy fshatra të tjerë, katër u plagosën dhe dy janë renditur si të zhdukur. Qindra njerëz u larguan nga shtëpitë e përmbytura, tha zëdhënësja, raporton aa.

Ajo tha se operacioni i shpëtimit, në të cilin qindra njerëz po marrin pjesë, është i penguar nga ndërprerjet e energjisë, bllokuar rrugët dhe distanca në zonë.

Përmbytje të mëdha u raportuan gjithashtu në Bima, një qytet në provincën fqinje të Nusa Tenggara perëndimore, duke detyruar gati 10 mijë njerëz të largoheshin.

Shirat e dendur shpesh janë shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, ku dhjetëra njerëz vdesin çdo vit në mesin e miliona njerëzve që jetojnë në zona malore ose në luginat e lumenjve.

Në janar, 40 njerëz u vranë në dy rrëshqitje dheu në provincën e Java-së Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori