LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje: Rekordet të cilat i theu Ronaldo në këtë Evropian (Video)

Përmbledhje: Rekordet të cilat i theu Ronaldo në këtë Evropian (Video)

Ai mund të jetë larguar herët në finalen e Euro 2016, por kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo i shtoi disa rekorde të reja karrierës së tij tashmë të lavdishme në paraqitjet në Francë.

Në turneun e tij të katërt të Evropianit ai arriti më në fund ta ngre kupën ‘Henri Delaunay’ pas fitores prej 1 me 0 kundër Francës në finalen e Euro 2016, duke shënuar historinë e futbollit të kombit të tij, transmeton Koha.net. Ishte një moment tjetër i madh në karrierën e sulmuesit të Real Madridit.


EURO2016.com ka shkruar një artikull, në të cilin tregon rekordet që tani mban Ronaldo mbi supe pas përfundimit të Euro 2016.

Golashënuesi më i mirë në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Me gjashtë gola para Euro 2016, Ronaldo përmirësoi këtë statistikë të tij, duke shënuar tre gola në turneun e mbajtur në Francë, me ç’rast e barazon legjendën franceze, Michel Platini me nëntë gola në të gjitha paraqitjet në Evropian.

9 gola: Ronaldo dhe Platini

7: Alan Shearer (Angli)

6: Ruud van Nistelrooy (Holandë), Patrick Kluivert (Holandë), Wayne Rooney (Angli), Thierry Henry (Francë), Nuno Gomes (Portugali), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi), Antoine Griezmann (Francë).

Paraqitje më së shumti në Kampionatet Evropiane

Pas paraqitjeve në Euro 2016 Ronaldo bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në Evropian me 21, duke tejkaluar mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger e portierin e Italisë, Gianluigi Buffon që kanë 18, respektivisht 17.

21 paraqitje: Cristiano Ronaldo (Portugali)

18: Bastian Schweinsteiger (Gjermani)

17: Gianluigi Buffon (Itali)

16: Lilian Thuram (Francë), Edwin van der Sar (Holandë), Cesc Fabregas (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë)

15: Sergio Ramos (Spanjë), David Silva (Spanjë)

LEXONI PO ASHTU: Ronaldo barazon Platinin, thyen dy rekorde

https://telegrafi.com/ronaldo-barazon-platinin-thyen-dy-rekorde/

Më së shumti paraqitje në histori të Portugalisë

Ish-futbollisti i Sportingut dhe Manchester Unitedit ka thyer është një rekord të rëndësishëm gjatë këtij Evropiani. Ai bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për Portugalinë, duke e kaluar legjendën portugeze, Luis Figo, i cili ka thënë se “kur Ronaldo është në më të mirën e tij është i pandalshëm”.

133 paraqitje: Cristiano Ronaldo (2003–)

127: Luis Figo (1991–2006)

110: Fernando Couto (1990–2004)

103: Nani (2006–)

94: Rui Costa (1993–2004)

Lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme

Ronaldo e filloi Euro 2016 si një nga shtatë lojtarët që ka shënuar në tre Evropiane të ndryshme, dhe në garë për t’u bërë lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme së bashku me të ishte edhe Zlatan Ibrahimoviq, transmeton Koha.net.

Atij iu desh që të priste deri në ndeshjen e tretë të Euro 2016 për të arritur këtë rekord, duke shënuar dy herë kundër Hungarisë, përderisa Ibra nuk ia arriti të gjejë rrugën e golit.

Ronaldo ka shënuar kundër këtyre kombëtareve në katër Evropiane:

2004 ndaj Greqisë (1), Holandës (1)

2008 kundër Republikës Çeke (1)

2012 kundër Holandës (2), Republikës Çeke (1)

2016 kundër Hungarisë (2), Uellsit (1).
Golashënuesi më i mirë i Evropianëve (përfshirë edhe kualifikimet)

Portugezi është para Zlatan Ibrahimoviqit edhe si golashënuesi më i mirë i Evropianëve përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Ai ka 29 gola, katër më shumë se Ibra.

29 gola: Cristiano Ronaldo (Portugali)

25: Zlatan Ibrahimoviq (Suedi)

23: Robbie Keane (Republika e Irlandës)

22: Hakan Şükür (Turqi), Jon Dahl Tomasson (Danimarkë)

21: Jan Koller (Republika Çeke)

Përveç këtyre rekordeve ai në këtë Evropian ka humbur edhe dy rekorde.

Futbollisti më i ri i paraqitur në finale

Finalja e mbrëmshme ndaj Francës ishte e dyte për Ronaldon në këtë nivel, ai shkruajti historinë në finalen e 2004 që e humbi ndaj Greqisë, por ai ishte bërë lojtari më i ri që ishte paraqitur në një finale me 19 vjet e 150 ditë.

Ndërsa ky rekord u thye pikërisht nga një tjetër portugez, Renato Sanches, i cili filloi takimin ndaj Francës në Saint-Denis në moshën 18 vjeçare e 328 ditë.

Lojtari më i ri i Portugalisë që ka luajtur në Evropian

Ronaldo ishte bërë lojtari më i ri për Portugalinë që ka luajtur në një turne të madh, me paraqitjen e tij në Euro 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë, kurse ka shënuar në fitoren prej 2-1 në ndeshjen hapëse kundër Greqisë.

Edhe ky rekord është thyer nga bashkëlojtari i tij te Porugalia, Renato Sanches , cili debutoi në Evropian si zëvendësues në barazimin prej 1-1 ndaj Islandës me 18 vjet e 301 ditë.

Të gjitha rekordet që Ronaldo i mban momentalisht janë;

Me kombëtaren:

Paraqitje më së shumti në Evropian: 21

Më së shumti gola në Evropian: 9 (aq sa ka edhe Platini)

Lojtari i vetëm që ka shënuar në katër Evropiane të ndryshme

Lojtari i vetëm që ka shënuar nga tre gola në Evropiane të ndryshme

Më së shumti gola të shënuar në Evropiane, përfshirë edhe kualifikimet: 29

Më së shumti paraqitje me Portugalinë: 133

Më së shumti gola për Portugalinë: 61

Me Klube:

Më së shumti gola në garat e UEFA-s për klube: 96

Më së shumti gola në Ligën e Kampionëve: 93

Më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve: 17 (2013/14)

Më së shumti gola për Real Madridin: 364

Më së shumti Këpuca të Arta: 4 (2007/08, 2010/11, 2013/14, 2014/15)

Më së shumti pjesë e “Ekipit të Vitit” nga përdoruesit e UEFA.com: 10 (2004, 2007–2015)

Golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e UEFA-s (për meshkuj, femra, klube, kombëtare, të rinj, futsal, amator)

1 Cristiano Ronaldo 131

2 Raul Gonzalez 106

3 Klaas-Jan Huntelaar 90

3 Andriy Shevchenko 90

5 Filippo Inzahgi 86

5 Lionel Messi 86 (pas tij, lojtar jo evropian është Didier Drogba me 50)

7 Margret Lara Vidarsdottir 84

8 Zlatan Ibrahimoviq 82

Këto janë rekordet që më së miri tregojnë nivelin që Cristiano Ronaldo ka qenë në futbollin evropian e botëror, tre herë më i miri i botës, që është rrugës për t’u zgjedhur edhe njëherë më i miri i botës.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori