LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes katër personave në Kaçanik – arrestohen dy prej tyre, u konfiskohet një armë me fishekë

Përleshje mes katër personave në Kaçanik – arrestohen dy prej tyre, u konfiskohet një armë me fishekë

Një përleshje fizike raportohet se ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Vatë të Kaçanikut.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në këtë fshat është një rast i lëndimit trupor.


Tutje, policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një 57 dhe një 29-vjeçar, pasi të njëjtit si shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona të tjerë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Policët e rendit e më pas hetuesit e stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat M.L (M/K) i moshës 57 vjeçar dhe J.L (M/K) i moshës 29 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona tjerë G.L (M/K) i moshës 63 vjeçar dhe B.L (M/K) i moshës 29 vjeçar, duke ju shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media.

Të lënduarit bëhet e ditur se kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Kaçanik, ndërsa lëndime kishte pësuar edhe i dyshuari M.L.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, tek i dyshuari M.L është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pushkë e gjuetisë) me gjashtë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori