LAJMI I FUNDIT:

Përkundër rezultatit zhgënjyes, Ivana Knoll ishte ‘shkëlqimi i vetëm’ i Kroacisë në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit

Përkundër rezultatit zhgënjyes, Ivana Knoll ishte ‘shkëlqimi i vetëm’ i Kroacisë në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit

Modelja kroate Ivana Knoll arriti në gjysmëfinalen Kampionatit Botëror të martën ku u zhvillua ndeshja mes Kroacisë dhe Argjentinës.

Reklama

Knoll, 30 vjeçe, ka shkaktuar një bujë rreth Katarit gjatë gjithë turneut për paraqitjet e saj ekstravagante që bien ndesh me qasjen më konservatore të vendit ndaj veshjeve të femrave.

Kjo çoi në thashethemet se asaj do t’i ndalohej hyrja në stadiumin “Lusail” për ndeshjen gjysmëfinale – diçka që nuk ka ndodhur pasi ajo u fotografua në tribuna një orë të mirë para fillimit të orës 22:00 në qytetin e dytë më të madh të Katarit.

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Richard Sellers/Getty Images)

Ajo shkëlqeu me paraqitjen në të kuqe dhe një kapele të përmasave të mëdha, ndërsa ajo dhe shokët e saj tifozë shijuan atmosferën përpara një gjysmëfinaleje të shumëpritur.

Knoll, një ish-finaliste në kurorën e “Miss Kroacia 2016”, u pa duke u dhuruar puthje dhe duke pozuar me një tifoz meksikan.

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Përpara ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Botëror të Kroacisë kundër Brazilit të premten, sigurimi i stadiumit u përpoq ta ndalonte Knollin të pozonte për fotografi me tifozët – diçka që duket se nuk e kanë provuar këtë herë.

Më parë ishte pohuar nga disa njerëz në Katar se njerëzit po tifozen kroate vetëm për shkak të mënyrës se si ata nuk e miratonin veshjen e saj, në vend që t’i shihnin fotot e tyre si një shenjë adhurimi për 30-vjeçaren.

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Richard Sellers/Getty Images)

Ligjet e zakonshme të veshjes së Katarit i nxisin gratë të mbulojnë shpatullat e tyre, ndërsa shpatullat e bukuroshes Knoll janë të ekspozuara në stadiumin “Lusail”.

kroatja tani ka grumbulluar mbi 2.5 milionë ndjekës në Instagram si pasojë e të bëmave të saj në Katar, duke mbledhur fansa në mbarë botën për qëndrimin e saj dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kroacisë së Luka Modricit.

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Richard Sellers/Getty Images)

Kroacia përfundimisht e humbi ndeshjen me Argjentinën në gjysmëfinale në rezultat 3-0.

Ata tani do të luftojnë për vendin e tretë me një nga humbësit e ndeshjes Marok-Francë, ku fansat e futbollit do të kenë një tjetër mundësi për ta parë atë në tribunat e stadiumit, duke mbështetur vendin e saj për vendin e tretë. /Telegrafi/

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Goran Stanzl/Pixsell/MB Media/Getty Images)

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Ercin Erturk/Anadolu Agency via Getty Images)

Ivana Knoll në ndeshjen gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë (Foto: Tom Weller/picture alliance via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Magazina
Me qëllimin që t’ua kthejë dashurinë ndjekësve të shumtë, Luizi befason fansen e tij të madhe

Me qëllimin që t’ua kthejë dashurinë ndjekësve të shumtë, Luizi befason fansen e tij të madhe

Magazina
Nuk është më ‘dhëndri’ i Luis Enriques? Ferran Torres thuhet të jetë ndarë nga e dashura

Nuk është më ‘dhëndri’ i Luis Enriques? Ferran Torres thuhet të jetë ndarë nga e dashura

Magazina
Tifozja e Kroacisë, Ivana Knoll rikthehet në rrjete sociale me një vallëzim provokues

Tifozja e Kroacisë, Ivana Knoll rikthehet në rrjete sociale me një vallëzim provokues

Magazina
Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika prezanton të dashurin e ri

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika prezanton të dashurin e ri

Magazina
David Beckham i bën fansat të qeshin duke imituar gruan e tij në rutinën e bukurisë

David Beckham i bën fansat të qeshin duke imituar gruan e tij në rutinën e bukurisë

Magazina
Kalo në kategori