LAJMI I FUNDIT:

Përfundon që në start rrugëtimi i ekipit Bad News Eagles në turneun PinnacleCup CS:GO

Përfundon që në start rrugëtimi i ekipit Bad News Eagles në turneun PinnacleCup CS:GO

Pas tri mapave të luajtura në turneun PinnacleCup, kundër ekipit ECSTATIC, ekipi shqiptar ka pësuar humbje me rezultat të përgjithshëm 2:1 dhe është eliminuar nga turneu.

Edhe pse ndeshja fillojë mirë për ekipin e bNe, duke e fituar mapin e parë me rezultat të thellë 16:4, nuk arritën që ta mbajnë këtë ritëm të lojës edhe në mapin e dytë, ku pësuan humbje me rezultat të thellë 16:1.


Mapi i tretë dhe vendimtari ishte i barabartë shumicën e kohës, por kah fundi i ndeshjes disa gabime të ekipit shqiptar i kushtuan, ku pësuan humbje me rezultat 16:12.

Me këtë humbje Bad News Eagles përfundon garën në vendin e tetë në turneun PinnacleCup.

Vlen të ceket se ekipi shqiptar është duke garuar ende pa qenë pjesë e ndonjë organizate. /Telegrafi/