LAJMI I FUNDIT:

Përfundon një tjetër xhiro në NBA – fitore mjaftë e vështirë për Warriors

Përfundon një tjetër xhiro në NBA – fitore mjaftë e vështirë për Warriors

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, derisa përballjet e zjarrta as kësaj radhe nuk munguan.

Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj New York Knicks me rezultat 114-106, e që nuk ishte aspak e lehtë për ta.


Fitore në këtë rreth ka marrë edhe Los Angeles Clippers që nuk lejoi befasi nga Washington Wizards, pasi i mposhtën 135-116.

Për të marrë triumfin e madh, Cleveland Cavaliers u dash që të djersitej më shumë ndaj Atlanta Hawks, pasi fituan 112-111.

Orlando Magic në anën tjetër ka pësuar disfatë ndaj Detroit Pistons me shifrat 105-93.

Brooklyn Nets po ashtu mori një fitore më komode ndaj Sacramento Kings, pasi triumfuan me 127-118.

Fitore më të ngushtë po ashtu mori edhe Dallas Mavericks që luajti ndaj Boston Celtics me rezultat 110-107.

Mund të thuhet se fitore më spektakolare mori Milwaukee Bucks që fitoi ndaj Minnesota Timberwolves me shifrat 139-112.

Toronto Raptors në anën tjetër pësuan disfatë nga Philadelphia 76ers me shifrat 109-102.

Fitore në këtë javë në NBA mori edhe Denver Nuggets në përballjen me Portland Trail Blazers me numrat 111-106. /Telegrafi/