Me këtë rast drejtuesit e IPKO-së i kanë përgëzuar basketbollistët tanë për të arriturat në Evropianin në San Marino dhe u kanë dëshiruar suksese në të ardhmen.

Në anën tjetër sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha në shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme të IPKO-s për basketbollin kosovar në përgjithësi ia ka dhuruar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës.


Në anën tjetër kompania IPKO kishte përgatitur disa dhurata për basketbollistët e rinj. Pritjen e finalistëve evropian në IPKO e kanë bërë edhe disa ish-basketbollistë profesionistë, duke përfshirë edhe basketbollistin Pjetër Doda.

IPKO ka qenë sponsor i dy Përfaqësueseve të Kosovës, U16 dhe U20 në Kampionatet Evropiane gjegjëse.

Duhet theksuar se Kosova U16 është shpallur nënkampione e Divizionit C pasi në finale u pati mposhtur nga nikoqiri, San Marino. /Telegrafi/

telegrafi sport app