Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.
Në një moment kur grupi “Hatari” mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë mbajtur simbole mbështetëse për Palestinën.
Winner of the night #Iceland #Eurovision #Eurovision2019 pic.twitter.com/nY5uJ5ANC0
— Oğul Tuna (@sogultuna) May 18, 2019
Regjia e largoi shpejt fokusin nga ky grup që natyrisht se nxiti edhe reagimin e publikut në Tel Aviv.
Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar.
"Give me palestine flag" so we can pretend they dont exist. #HATARI #12stig #Eurovision pic.twitter.com/szBh0PdfiI
— Stefán Ágústsson (@stebbisnaer) May 18, 2019
Kujtojmë që fitues i ‘Eurovision 2019’ u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”. /Telegrafi/