LAJMI I FUNDIT:

Përballja me jetën: Rrëfimi i peshkatares me nevoja të veçanta

Përballja me jetën: Rrëfimi i peshkatares me nevoja të veçanta

Ajo ka një dashuri të madhe për jetën. Dhe vështirësitë që ja solli ajo, nuk e bëri që të dorëzohej. Madje sot, po e jetëson edhe ëndrrën e saj.

Është kjo Vjollca Deliu nga Ferizaj, e cila edhe pse është me nevoja të veçanta, kjo nuk e pengon të ushtrojë pasionin e saj, peshkimin.


“Më pëlqen shumë që në kohën e lirë të dal për peshkim. Më pëlqen uji, deti, liqenet. Edhe pse jam me aftësi të kufizuara nuk e kam pas kurrë problem të merrem me këtë pasion. Jam shumë falënderuese ndaj familjes dhe rrethit, pasi më kanë mbështetur shumë. Nuk jam ndier kurrë ndryshe nga të tjerët”, deklaroi për RTV Dukagjinin Vjollca Deliu.

Të jesh me nevoja të veçanta, dhe të punosh pa u ndalur, do të thotë të kesh një zemër të madhe.  Vjollca, ndër të tjera është duke punuar edhe si vëzhguese e kamerave të sigurisë, në njërën nga kompanitë në Kosovë.

“Punoj si vëzhguese e kamerave. Kolegët, menaxherët që janë në punë, asnjëri nuk më shohin ndryshe nga të tjerët. Nuk sillen ndaj meje si një person që kam nevoja të veçanta dhe sillen shumë mirë ndaj meje”, tha Deliu, përcjell Telegrafi

Mes vështirësive dhe dashurisë për jetën, Vjollca Deliu zgjodhi të dytën, dhe sot nuk është penduar aspak.

“Mesazhi im për personat me aftësi të kufizuara është të dalin e të mos qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Të merren me peshkim apo hobi tjera që mund të ndihen mirë me veten. Thjeshtë të mos e pranojnë veten me komplekse, në këtë mënyrë do të na pranojnë edhe të tjerët në mesin e tyre”, thotë Deliu./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori