LAJMI I FUNDIT:

Përballja e zjarrtë mes Anglisë dhe Belgjikës në Ligën e Kombeve u takon Tre Luanëve

Përballja e zjarrtë mes Anglisë dhe Belgjikës në Ligën e Kombeve u takon Tre Luanëve
Foto: England/Twitter

Anglia e ka mposhtur Belgjikën në rrethin e tretë të Ligës së Kombeve me rezultat 2-1, përkatësisht në Ligën A, Grupi 2.

Pas vetëm 16 minutash lojë, belgët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut që shënoi nga penalltia.


Por, mysafirët nuk arritën të mbanin epërsinë, pasi Tre Luanët i barazuan shifrat në 1-1, po ashtu nga penalltia, që u realizua nga Marcus Rashford (39’).

Në pjesën e dytë, Anglia ishte më kërkuese dhe arriti që të përmbysë rezultatin në favor të saj.

Ishte minutën e 64-të, kur Mason Mount e bombardoi portën e Belgjikës, me një asistim nga Kieran Trippier.

Vendasit më pas kishin shanse të arta që të thellonin epërsinë, derisa Harry Kane lëshoi një të tillë në minutën e 82-të.

Anglia arriti në fund t’i marrë tri pikë të plota dhe renditet në vendin e parë me shtatë pikë, një më shumë se Belgjika në vendin e dytë. /Telegrafi/