LAJMI I FUNDIT:

Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Tashmë e gjithë bota janë të njoftuar me talentin e padiskutueshëm të artisteve shqiptare.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë vajzat që kanë bërë krenarë shqiparët kudo në botë me sukseset e tyre.


Dëshira për t’i parë të treja së bashku në një skenë ose qoftë edhe në një fotografi, mbetet ende vetëm dëshirë e fansave, ngase fatkeqësisht Dua dhe Rita nuk kanë arritur të krijojnë një raport miqësor.

Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Krejt e kundërta ndodh me shqiptaren e famshme nga Maqedonia, Bebe Rexha, e cila ruan një raport tejet të mirë, si me Duan ashtu edhe me Ritën.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha mahnitin me paraqitjen e tyre në Kanë, takojnë njëra-tjetrën në eventin “NRJ Music Awards”
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Bebe Rexha mahnitin me paraqitjen e tyre në Kanë, takojnë njëra-tjetrën në eventin “NRJ Music Awards”

Madje së fundmi, përbrenda një jave ka qenë pjesëmarrëse në tri evente të ndryshme, përkrah këngëtareve Lipa e Ora.

Të dielën që shkoi, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Awards”, ku të pranishme ishin Bebe dhe Dua.

Bebe Rexha gjatë performancës në MTV EMA 2018 (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha performoi për fansat hitin e saj “I’m a mess” duke ndezur skenën e Bilbaos në Spanjë, teksa Dua u shpërblye me çmimin “Best POP”.

Dua Lipa e shpërblyer me çmimin “Best POP” në MTV EMA (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, pas përfundimit të mbrëmjes, dy vajzat janë argëtuar së bashku me familjarët e tyre në dhomën e hotelit, duke vallëzuar me njëra-tjetrën, teksa çdo moment e ndanin me fansat në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më pas, Rexha u nis për në New York, ku do të paraqitej në ngjarjen më të madhe të modës, sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Bebe Rexha performoi për herë të parë në një sfilatë të “Victoria’s Secret” (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në po të njëjtën ngjarje, ishte prezente edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, e cila gjithashtu performoi për fansat.

Rita Ora gjatë performancës së saj në sfilatën e “Victoria’s Secret” (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Rita ka një miqësi shumë të mirë me Bebe Rexhën, madje që të dyja janë pjesë e të njëjtit label, “Firs Access Entert5ainemnt”.

Bebe Rexha dhe Rita Ora këtë vit kanë qenë më të afërta se kurrë, madje ato së bashku kanë ndarë çmime në festivalet si ‘iHeart Music Radio” dhe “MTV Video Music Awards”.

Bebe Rexha dhe Rita Ora ndanë së bashku këtë vit dy çmime, njërin në ‘iHeart Radio” e tjetrin në “MTV VMA” (Foto: Getty Images/Guliver)

Pas përfundimit të shfaqjes së “Vicotira’s Secret”, Rexha u rikthye sërish në Evropë, kësaj radhe në Kanë të Francës, për festivalin “NRJ Music Awards”.

Bebe Rexha në “NRJ Music Awards” (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në po të njëjtin festival, ishte sërish prezente Dua Lipa, dhe këngëtaret shqiptare u takuan prapë mes vete.

Dua Lipa në “NRJ Music Awards” (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Bebe publikoi në Instagram një fotografi të dyshes, ku shfaqeshin shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës, teksa komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

View this post on Instagram

Snacks.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Nov 10, 2018 at 1:23pm PST

Njëra nga komentueset e ka ngacmuar Bebe Rexhën, duke i thënë se e ka anashkaluar Ritën, përderisa tani shoqërohet me Duan, ndërkohë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës ka qenë e menjëhershme.

“JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime”, ka qenë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës, drejtuar fanses në Instagram.

Kundërpërgjigjja e Bebe Rexhës në komentin e bërë nga fansja lidhur me Rita Orën dhe Dua Lipën (Foto: SC/Bebe Rexha/Instagram)

Pra për vetëm brenda një jave, Bebe Rexha ka ndërruar dy kontinente, ka performuar në tri spektakle të mëdha, në dy prej të cilave ka marrë pjesë Dua Lipa, dhe në njërën Rita Ora – ndërkohë që ajo është takuar dhe ka shkëmbyer përqafime me të dyja.

Bebe Rexha ruan raporte të shkëlqyera si me Rita Orën, ashtu edhe Dua Lipën (Foto: Getty Images/Guliver/Bebe Rexha/Instagram)

Duket se strategjia e saj për ta pasur mirë me të dyja ka ndikuar për mirë, dhe mbase këngëtarja dibrane mund të jetë në ardhmen “ura” që do të bashkojë dy këngëtaret tjera të njohura Dua dhe Rita, të cilat nuk kanë arritur të krijojnë një raport as sa për sy e faqe. /Telegrafi/

Përkundër faktit që kanë të njëjtën prejardhje dhe janë shumë të dashura nga shqiptarët, Rita Ora dhe Dua Lipa, ende nuk kanë arritur të krijojnë një raport miqësor me njëra-tjetrën, qoftë edhe para kamerave (Foto: Dua Lipa/Rita Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori