LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në gjashtë vjet, Zayn Malik rikthehet me një intervistë emocionale

Për herë të parë në gjashtë vjet, Zayn Malik rikthehet me një intervistë emocionale

Zayn Malik dha një pasqyrë të rrallë mbi atësinë teksa diskutoi për vajzën dyvjeçare Khai në intervistën e tij të parë në gjashtë vjet.

Duke folur për podcast-in ‘Call Her Daddy’ – i cili do të publikohet i plotë të mërkurën – ish-anëtari i “One Direction”, 30 vjeç, tregoi se si vajza e tij i kishte ‘rikthyer ngjyrën jetës së tij’.


Zayn ndan fëmijën e tij të vetëm me ish të dashurën Gigi Hadid, nga e cila u nda në tetor 2021 dhe tani thotë se fokusi i tij kryesor është të jetë një shembull i mirë për të, DailyMail.

“Meqenëse kam pasur vajzën time, gjëja kryesore në jetën time është të përpiqem të jem një shembull i mirë për të. Prandaj edhe po e bëj këtë intervistë”, tha Zayn.

“Dikur kisha shumë ankth kur bëja një bisedë si kjo, por dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë “babai im po e bën këtë”, shtoi ai.

“Unë mendoj se ne të gjithë arrijmë në një pikë të caktuar në jetën e të rriturve ku gjithçka duket e paqartë, gri dhe e mërzitshme dhe ajo e ka rikthyer atë ngjyrë në jetën time për mua”, pranoi artisti.

Gjatë bisedës ai preku edhe efektet që pati mbi të nivelet e famës që përjetoi në “One Direction”.

Ai formoi grupin me Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson në 2010 gjatë X Factor. Më pas ai zgjodhi të largohej në mars 2015, ndërsa djemtë e tjerë vazhduan si katër anëtar.

Kjo vjen pasi javën e kaluar Zayn ndau një foto të tij duke bërë kopshtarin, në një foto të ëmbël të realizuar nga vajza e tij Khai.

Ylli hyri në Instagramin e tij me një foto të ëmbël – pas një prej pushimeve të tij tipike të gjata nga rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet nga Zayn Malik
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zayn Malik

Këngëtarja shkroi me krenari: “Baba fermer, mirësjellje e Khai. Fotografi e mrekullueshme”, dhe ai shtoi një emoji me syze dielli.

Zayn u kthye në Twitter në maj për të ndarë një mesazh falënderues për mbështetësit e tij.

Që atëherë, ai ndau disa ‘selfie’ dhe ngacmoi muzikën e re të ardhshme. Kantautori la të kuptohej rikthimi i tij në skenë, dy vjet pas publikimit të tij të fundit.

Zayn ka nënshkruar një marrëveshje të re me Mercury Records dhe një këngë do të publikohet së shpejti. Zayn kishte nënshkruar më parë me RCA Records, por tani është me Mercury Records, të cilët gjithashtu kanë Post Malone dhe Republic në listën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori