LAJMI I FUNDIT:

Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video)

Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video)

Një grua kishte vendosur t’ia dëshmoj burrit që punët e shtëpisë nuk janë edhe aq të lehta siç ai pretendonte, dhe kështu i kishte dhënë një detyrë të “vështirë” – të palosë çarçafin.

Videoja interesante e filmuar nga Tina Cline, shfaq burrin e saj Michael i cili bën “akrobacione” derisa mundohet ta palosë çarçafin që i dukej punë shumë e komplikuar, transmeton Telegrafi.


I nervozuar me faktin se nuk po arrinte ta kryente detyrën e dhënë nga gruaja, ai provon pothuajse të gjitha metodat për ta palosur çarçafin, megjithatë pas plotë dy orë e gjysmë arrin ta bëjë këtë.

Michael aty e kuptoi se jo gjithçka që në shikim të parë duket e lehtë, është edhe në praktikë. /Telegrafi/