LAJMI I FUNDIT:

Për më pak se dhjetë orë, qyteti thuajse u shkatërrua i tëri: Rrëfimi se si ranë bombat e para në Vielun, aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

Për më pak se dhjetë orë, qyteti thuajse u shkatërrua i tëri: Rrëfimi se si ranë bombat e para në Vielun, aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qytetin e vogël polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit shënoi jo vetëm fillimin, por edhe krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga gjumi më zgjuan sirenat e alarmit. Në fillim nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pashë prindërit në ballkon. Nëna i tha babait, se ndoshta është një test alarmi. Edhe babai mendonte kështu dhe ishte i habitur, që kjo bëhej në orët e para të mëngjesit”, rrëfen Jan Tyszler, lindur në vitin 1933 në bisedë me Deutsche Wellen. Në të vërtet ranë bombat në Vielun – bombat e para të Luftës së Dytë Botërore.


Një sulm i papritur

Jan Tyszler kujton, se që në fund të gushtit 1939 “lufta ndjehej në ajër” dhe se gjithmonë flitej për të. Por askush nuk e kishte menduar, se qyteti i tij Vielun do të bëhej objekt sulmi i aviacionit ushtarak gjerman.

Vielun, më shumë se 200 kilometra në jugperëndim të Varshavës është sot një qytet i qarkut.

Jan Tyszler 6-vjeçar dhe motra, Maria

Në vitin 1939 ai ndodhej vetëm 20 kilometra larg kufirit gjerman. Nga ana strategjike nuk kishte asnjë rëndësi.

Ky qytet nuk ishte as pikëlidhje rrugësh, nuk kishte urë, që duhej mbrojtur. Për këtë arsye ishin stacionuar shumë pak ushtarë polakë.

Krimet e para të luftës

“Që me bombat e para ne shkuam shpejt në ofiçinën në anë të shtëpisë, ku babai punonte si mekanik . Aty qëndruam në gropën, mbi të cilën kalonin makinat për kontroll. Dridheshim nga frika. Pasdite ishim të vetmit me shtëpinë ende të parrënuar. Të gjitha ndërtesat ishin shkatërruar”.

Familja e Jan Tyszlerit, si shumë familje të tjera e braktisi qytetin po atë ditë. Kur Vehrmahti hyri në qytet gjeti vetëm disa qindra banorë. Sulmi kundër Vielinut me 87 bombardues u urdhërua nga Wolfram von Richthofen. Në prill 1937 ai ishte kreu i shtabit të Legjonit Condor, përgjegjës për shkatërrimin e qytetit bask Guernica, ku mijëra civilë humbën jetën.

Ngjarja që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore - dy dëshmitarë që e përjetuan si fëmijë sulmin rrëfejnë se çfarë ka ndodhur, 80 vjet më pas
Lexo po ashtu Ngjarja që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore - dy dëshmitarë që e përjetuan si fëmijë sulmin rrëfejnë se çfarë ka ndodhur, 80 vjet më pas

Taktikën e atëhershme të luftës me bombardime në stil të gjerë, një taktikë që pranonte edhe çmimin e vrasjes së civilëve si pjesë e luftës, von Richthofen mund ta ritestonte në Vielun.

Pa humbje për vete, sepse nuk llogaritej me rezistencë të qytetit ende në gjumë, e ku kishte shumë pak forca ushtarake.

Bombardimi i Vielunit shënoi krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore. Në disa sulme ajrore nga ora 4:35 e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite qyteti u shkatërrua 70%.

Provokime para luftës

Sulmit ndaj Polonisë i paraprinë disa aksione të trilluara, me të cilën makineria e propagandës së Rajhut
të III kërkonte të justifikonte sulmin.

Një nga provokimet më të njohura ishte sulmi kundër transmetuesit gjerman, Glajvitc (Gleiwitz) në afërsi të kufirit polak.

Në pasditen e 31 gushtit 1939 disa anëtarë të SS-ve erdhën në civil, por të armatosur për të transmetuar prej aty thirrjen për gjoja kryengritjen e polakëve që jetonin në Rajhun e III.

Jan Tyszler përjetoi bombardimin e Vielunit

Disa media të tjera gjermane raportuan për rebelët polakë në tokën gjermane, që me gjasë merrnin mbështetje edhe nga ushtria polake.

Kështu Hitleri duke inskenuar gjermanët si viktima përpiqej të mobilizonte ushtarët e tij.

Sulmi në Vesterplate

Dhjetë minuta pas sulmit në Vielun pasoi bombardimi i Vesterplate, në afërsi të Gdanskut. Në këtë qytet gjermanët dhe polakët kishin një marrëdhënie të tensionuar.

Gdansku i banuar kryesisht nga gjermanë, në Marrëveshjen e Versajës pas Luftës së Parë Botërore u deklarua qytet i lirë, jo më nën kontrollin e Rajhut.

Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin në administrimin polak dhe pranë Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrinë.

Më 1 shtator 1939, gjermanët sulmuan kazermën me municion. Sulmet kundër Gdanskut zgjatën afër një javë. Në një kohë që viktimat nga pala gjermane llogariten afër 3.400 vetë, nga pala polake flitet për 15 të vrarë.

Jan Tyszler kujton ngjarjen

Në Poloni mbrojtja e Vesterplate para fuqisë së padiskutueshme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak.

Prej dekadash fëmijët polakë mësojnë, se oficerët gjermanë kanë salutuar ushtarët polakë në nderim të luftës së tyre të guximshme, kur ata duhej të largoheshin të kapitulluar.

Kujtesa për Vielunin

Gdansk dhe Vesterplatte shihen ende sot si simbole të fillimit të luftës. Në jubiletë përkujtimorë qeverisja e partisë PiS nuk harron të zbatojë politikat e saj aktuale.

Që këtë vit si presidenti polak ashtu edhe qeveria nuk udhëtojnë në Gdansk në orët e para të mëngjesit, por në Vielun, ku për herë të parë është ftuar edhe presidenti gjerman, Steinmeier nuk është rezultat i ndonjë zbulimi të ri historisë.

Gdansk është një nga bastionet e fundit të opozitës në Poloni, ceremonitë përkujtimore aty përcaktohen shumë nga zërat e opozitës polake.

Vesterplate është po ashtu një temë grindjeje mes PiS dhe opozitës liberale, që kryeson bashkinë.

Kjo sepse PiS pjesën historike e ka integruar në Muzeun e Gdanskut për Luftën e Dytë Botërore, e me këtë e ka kthyer në instrument të luftës së saj për ndërgjegjen historike të polakëve.

Presidenti gjerman, Andrzej Duda dhe ai gjerman, Steinmeier

“Me siguri është më e lehtë të flasësh për ceremonitë përkujtimore me dikë, që është më i hapur ndaj qendrave të pushtetit në Poloni, se me persona që janë më pak të afruar”, tha zëdhënësi i presidentit në pranverën e këtij viti, kur u mor vendimi që hapja e ceremonive përkujtimore të zhvendosej në Vielun.

Me këtë ai indirekt përmend edhe atmosferën në qytetin Gdansk. Qytetarët aty janë ende nën shok pas vrasjes së kryetarit të bashkisë, Pavel Adamovicz.

Çdo vit në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit qytetarët e Vielunit zgjohen nga sirenat e alarmit, që kujtojnë sulmin e Gjermanisë naziste para 80 vjetësh.

Jan Tyszler që ishte atëherë 6 vjeç, vjen çdo vit në Vielun.

“Dëshira ime është që gjithmonë të dëgjojmë sirenat simbolike dhe kurrë më të vërtetat”, thotë 86 vjeçari.

Vizitën e presidentit gjerman, Steinmeier në Vielun ai e sheh si një gjest që duhej bërë prej kohësh.

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori