Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndëshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë. Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend
Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo trubullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.
Në këtë mënyrë edhe rutina e përditshme kthehet në një sfidë e vërtetë, pasi ndiheni vazhdimisht të lodhur. Prandaj rëndësia e një gjumi të qetë dhe të mirë është një domosdoshmëri për funksionimin e metabolizmit. Po si ndikon gjumi në shëndet? Shumë studime kanë treguar se gjumi i mirë është një faktor kyç në parandalimin e sëmundjeve.
Simptoma të tilla si presioni i lartë i gjakut, obeziteti apo kolesteroli. Një studim i fundit, publikuar në revistën Diabetes Care nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shpjegon për problemet që mungesa e gjumit shkakton në organizëm.
Mungesa e këtij proçesi të rëndësishëm mund të shkaktojë një gjendje shqetësuese për trupin që quhet sindroma Metabolike. Do të thotë që metabolizmi po zhvillon një sërë sëmundjesh kronike duke filluar që nga diabeti i tipit 2.
Ekspertët morën në studim për këtë fakt rreth 2000 persona nga mosha 45 deri në 84 vjeç. Të dhënat nga këta persona treguan se, për çdo 1 orë gjumë të humbur në ditë ka rreth 27% më shumë për t’u prekur nga disa sëmundje.
Këtu listohen kryesisht problemet me mbipeshën, diabeti, kolesteroli i lartë apo presioni i lartë i gjakut. Prandaj ekspertët e cilësojnë gjumin si një faktor shumë të rëndësishëm në shëndetin e mirë të organizmit.
Por sa orë duhet të flini? Siç përmendëm dhe më sipër, gjumi i mirë dhe i qetë gjatë gjithë natës ndikon ndjeshëm jo vetëm në aktivitetet e përditëshme. Mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe të këtë pasoja në krijimin e sëmundjeve afatgjata.
Mjekët rekomandojnë të flini të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë. Bëjeni këtë rutinë të njejtë për çdo natë për të ndihmuar sa më shumë organizmin. Në këtë mënyrë trupi juaj do të kryejë të gjitha proçeset e tij në mënyrë normale duke u shplodhur. Gjithësesi zhvillimi i sëmundjeve kronike si diabeti apo ato kardiovaskulare ndikohet edhe nga faktorë të tjerë.
Mundohuni që përveç një pushimi të mirë dhe gjumi të thellë, të mbani nën kontroll edhe stilin tuaj të jetesës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia