LAJMI I FUNDIT:

Për një “fije floku” shmanget tragjedia, shoferi i dehur rumun kapet duke vozitur për tre kilometra në kahjen e kundërt

Për një “fije floku” shmanget tragjedia, shoferi i dehur rumun kapet duke vozitur për tre kilometra në kahjen e kundërt

Për “një fije floku” është shmangur një tragjedi në një autostradë në Itali, në afërsi të Bordiger dhe Sanremos. Një shofer i dehur rumun që ishte prapa timonit të një kamioni, për më shumë se tre kilometra kishte vozitur në korsinë e kundërt dhe për fat të mirë askush nuk e ka pësuar me jetë.

Ai kishte vozitur “zig-zag” duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me veturat që po vinin nga ana e kundërt. Ai po lëvizte në drejtim të Genoas, kur vendosi të ndalet për një pauzë disa minutëshe. E kur sërish u rikthye në kamion u fut në drejtimin e kundërt, shoferë të shumtë ia bënin me drita për t’i treguar se po bënte gabim shumë të madh, transmeton Telegrafi.


Megjithatë ai arriti të ndalet dhe ta rikthej kamionin, por aty hasi në patrullën e policisë. E pasi që i është nënshtruar tetit të alkoolit, është konstatuar se kishte përqindje të madhe të alkoolit në gjak, me ç’rast i është konfiskuar kamioni dhe është detyruar të paguaj gjobën prej 6,500 euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori